Shkencëtarët australianë në Universitetin e Sidneit zbuluan yllin e rrallë “Perëndi të kaosit”, për të cilin ata thonë se mund të prodhojë shpërthimin e parë të njohur të Rrugës së Qumështit.
Një yll 8,000 vite dritë nga Toka është në prag të një shpërthimi të madh supernova, i cili mund të prodhojë shpërthimin e parë të Rrezatimit të Rrugës së Qumështit, një ngjarje e rrezikshme dhe jashtëzakonisht energjike.
Shpërthimi do të jetë një kombinim vdekjeprurës i pluhurit dhe gazit i përzierë me erën, i cili do të arrijë shpejtësinë 12 mln km në orë, duke shënuar ngjarjen më të madhe energjike pas Big Bengut.
Apep përbëhet nga dy yje të nxehtë, të shkëlqyeshëm që orbitojnë njëri-tjetrin çdo njëqind vjet apo më shumë.
Shkencëtarët thonë se një nga yjet ka kushte perfekte për të krijuar një shpërthim gama, që ka potencialin për të hequr ozonin e Tokës nga atmosfera, duke rritur në mënyrë drastike ekspozimin tonë ndaj dritës UV nga dielli.