Gazetarët janë ndeshur sot me një skenë horror përpara Kuvendit. Nga përleshja me protestuesit efektivja e Shqiponjave humbi katër gishtat e dorës si pasojë e një kapsolle.
Efektivja quhet Ina Muka, 24 vjeç. Ky është momenti kur kapsolla i ka këputur gishtat, ndërsa dy kolegë i janë afruar me shpejtësi për ta ndihmuar.
Një tjetër polic ndërkaq, ka humbur dëgjimin në njërin vesh. Ndërkaq, Policia bën me dije se në Spitalin e Traumës në Tiranë po marrin mjekim 12 punonjës policie.
Deri tani janë shoqëruar 10 protestues, të cilët kanë qëlluar me shkopinj e kanë hedhur kapsolla në drejtim të policisë. Disa policë të tjerë i kanë ardhur në ndihmë teksa shihen duke e larguar nga vendngjarja.
Policia e Shtetit njofton në faqen zyrtare në Facebook për policen e lënduar rëndë teksa nuk e publikon emrin e saj. Kujtojmë se deri tani raportohet për 6 policë të plagosur.
Për më tepër shihni videon mëposhtë: