Ai është një nga personat kyç në dosjen e UEFA-s, si njeriu kryesor që ka bërë të mundur trukimin e shumë ndeshjeve në periudhën kur ka qenë president i skuadrës së Skënderbeut.
Bëhet fjalë për Agim Zeqon i cili është në “listën e zezë” të institucionit të UEFA-s si i dyshuari kryesor së bashku me presidentin aktual Ardjan Takajn dhe ish Ministrin e Financave Ridvan Boden, që kanë trukuar ndeshje me klubin e Skënderbeut në kampionatin shqiptar dhe në kompeticionet europiane.
Por, pavarsisht kësaj ish presidenti i korçarëve Agim Zeqo duket disi i “qetë” në raport me miqtë e tij të cilët i janë futur punës për të gjetur mënyra nga më të ndryshmet për të justifikuar trukimet e ndeshjeve, biles për këtë kanë nxjerrë dhe tifozët në protestë për t’i bërë presion UEFA-s që të mos i ndëshkojë, se Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Armando Dukën e kanë gjithnjë në krah dhe ortak në klub dhe në biznese.
Në foton e siguaruar nga Gazeta TemA, ish presidenti i klubit të Skënderbeut Agim Zeqo është nën shoqërinë e deputetit të Partisë Demokratike, Fatmir Mediut, në avionin e linjës Vjenë-Tiranë.
Si duket, deri në pritje të vendimit përfundimtar të UEFA-s, Zeqo ka menduar për disa ditë pushimi, së bashku me një prej politikanëve shqiptar që gjithashtu është një nga më të përfoluar për skandalet e fushës së politikës në vendin tonë.
Dhe skandalet duket se i bëjnë bashkë dhe miq të tillë personazh që nuk është se njihen për ndonjë gjë tjetër, përveçse si trukues njëri në futboll dhe tjetri në politikë.
Kujtojmë gjithashtu se një tjetër mik politikan i Agim Zeqos që është në dosjen e UEFA-s, është ai i ish Ministrit të Financave Ridvan Bodes, i cili akuzohet për privatizimin në mënyrë të paligjshme të Skëndërbeut, si dhe ndërhyrjet që ka bërë më klube të tjera për të shpallur bardhekuqtë kampion.