Banorët që preken nga ndërtimi i Unazës së Re në zonën Astir kanë reaguar dhunshëm kundër kordonit të policisë që ruante perimetrin përpara Parlamentit.
Ndërkohë, nga përleshjet e dhunshme, 12 efektivë janë lënduar rëndë mes tyre dy rrezikojnë jetën sipas burmeve policore dhe gazetarit tonë në vendngjarje.
Sipas informacioneve një efektive e policisë ka humbur katër gishta si pasojë e lëndës plasëse të hedhur në drejtim të tyre, ndërsa një efektiv tjetër ka humbur dëgjimin dhe të dy janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pas përleshjes, efektivët e policisë janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore./Ekskluzive.al