Blendi Gonxhe është emëruar drejtori i ri i Patentave. Gonxhe deri më sot mbante postin e drejtorit në Bashkinë e Tiranës.
Ai drejtonte Agjencinë për Parqet dhe Gjelbërimin. Gonxhe zë vendin e Arben Isarajt, i cili dha doreheqjen pas arrestimit te vellait te tij.
Në letrën drejtuar ministrit për Energjinë dhe Infrastrukturën, Isaraj, kërkon që të largohet nga detyra e tij për të mos ndikuar në procesin gjyqësor të vëllait.