osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Edi Rama: Për kopertinën e Ditës dhe ata që janë prekur nga fjalimi im për Mid’hatin

Edi Rama: Për kopertinën e Ditës dhe ata që janë prekur nga fjalimi im për Mid’hatin

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar dje kryeredaktorit të gazetës DITA Adrian Thano replikën lidhur me shkrimin e kopertinës së datës 21 Nëntor.

Bëhet fjalë për një intervistë me sociologun Fatos Tarifa, ku ai ndër të tjera thotë se babai i tij, një nga ikonat e Luftës NÇL, Sevo Tarifa, tani 92 vjeç i kishte thënë që po mendonte dorëzimin e teserës së PS pas fjalimit të Edi Ramës me rastin e ceremonisë zyrtare për sjelljen e eshtrave të Mid’hat Frashërit në Shqipëri. Kopertina shoqërohej me një redaksional titulluar Kush duhet ta dorëzojë teserën e PS, Sevo Tarifa apo Edi Rama.

Z.Rama e ka dërguar replikën e tij në formën e një letre drejtuar sociologut dhe bashkëpunëtorit të DITA, Fatos Tarifa.

Kryeministri këmbëngul në nderimet për Mid’hat Frashërin dhe merr shembullin e De Golit me marshallin Peten. Flet sërish për histori të shkruar nga fitimtarët, madje “me laps plumbi”. Thotë se nëse flitet për lirinë e Shqipërisë ai është “me Mitatin dhe jo me Sevon”.

Më poshtë, replika e plotë e Kryeministrit

Nga Edi Rama

I dashur Fatos,

Një mik i përbashkët ma dërgoi dhe kësisoj e lexova me vëmendje intervistën Tuaj në Dita lidhur me kthimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit në Shqipëri.

Jam disi i keqardhur që një ngjarje e tillë të jetë bërë shkas për një pezëm personal dhe familjar që çon deri në pikëpyetje të ndërgjegjes. Po jam edhe po aq i çuditur për nxitimin me të cilin, rikonstatoj se është dëgjuar e gjykuar më shumë se sa lexuar e kuptuar fjala ime në një ceremoni, të përgojuar sipas meje pa kurrfarë të drejte.

Dëshiroj të qartësoj diçka sidoqoftë dhe shkurtimisht, në lidhje me pohimin se “Kryeministri i Shqipërisë ka rehabilituar një kolaboracionist, u ka “ulur kokën” veteranëve të Luftës Nacional-Çlirimtare deri në poshtërim dhe ka autorizuar zhvillimin e një ceremonie të “shproporcionuar”.

Së pari, Mid’hat Frashëri nuk është dënuar nga asnjë gjykatë shqiptare e ngritur sipas parimeve themelore të së drejtës, për çka është akuzuar, gjykuar, vrarë e rivrarë dhe varrosur e rivarrosur në mungesë, me baltën e e miliarda herë leximeve të nekrologjisë së tij politike, për shumë dekada.

“Rehabilitimi” ose jo i tij, si edhe i kujtdo tjetër në histori, i përket vetëm historisë, së cilës, në ditët tona dhe në vendin tonë, askërkush nuk mëton t’ia diktojë penën, hulumtimet e përfundimet.

Dhe historia, siç Ju më mirë se unë e dini, është larg së qënuri bardh e zi e këtu, besoj më lejohet t’Ju kujtoj Juve, po edhe t’ua sjell para syve atyre fitimtarëve të luftës prej ku Mid’hat Frashëri doli i mundur, të cilët sot mund të ndjehen si i respektuari babai Juaj, një shembull tejet kuptimplotë besoj. E kam fjalën për homazhin që Gjenerali Dë Gol, udhëheqësi lavdiplotë i Rezistencës Franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore, i bëri kryetarit të Qeverisë Kolaboracioniste të Vishisë, Marshallit Peten, të cilit, megjithëse i dënuar me vdekje nga një gjykatë e ngritur sipas të tëra rregullave të artit, pas luftës, vetë ai, Presidenti Dë Gol i fali jetën duke i’a kthyer dënimin në syrgjyn të përjetshëm.

Ja ç’thotë kryeheroi i Francës për kryekolaboracionistin e Francës:

“Ndonëse mjerisht, në kohë më të herëta, tek i afrohej dimri i mbramë i jetës, mes ngjarjesh epërsisht të ndërlikuara, mosha e thyer e shpuri Marshallin Peten në gabime të dënueshme, lavdinë që pat korrur në betejën e Verdënit, atë lavdi që pat merituar në Verdën, 50 vjet më parë dhe që e mishëroi gjatë gjithë kohës, duke udhëhequr ushtrinë franceze drejt fitores, atdheu nuk mund as t’ja mohojë dhe as t’ja lërë në harresë”.

E pra i dashur mik, Mid’hat Frashëri, i cili nuk kryesoi dhe as mori pjesë në ndonjë qeveri kolaboracioniste të Tiranës së viteve’40, nuk lëshoi si Pierre Laval, urata mbi fitoren e nazi-fashistëve dhe nuk u bë asnjëherë ideolog i braktisjes së aleatëve në favor të fuqive të Boshtit, i kishte edhe ai apo jo(?) disa merita, madje madhore në historinë e Shqipërisë!

Jo vetëm aq, po Firmëtari i Pavarësisë së Shqipërisë, padrejtësisht dhe verbërisht me gjithsej i anatemuar si të ishte djalli vetë, nuk mënoi të njihte meritat e luftëtarëve anti-fashistë dhe as ngurroi të vinte gishtin mbi kolaboracionistët e bindur dhe agjitatorë, çka edhe e nënvizova jo pa qëllim në fjalën time:

“Shumë prekës – këtë përsëri duhet ta dëgjojnë, të gjithë ata të cilëve sytë, hundët, goja, veshët u janë taposur me baltë nga 70 vjet propagandë karikaturizuese për Mid’hat Frashërin, – është homazhi i tij ndaj rinisë shqiptare dhe luftës së saj kundër armikut dhe po ashtu nderimi që ai i bën, me fjalët e tij, 30 mijë dëshmorëve të atdheut, ndonëse sipas tij, liria e Shqipërisë u uzurpua pas kësaj lufte.

Dhe ja çfarë thotë në artikullin, “Përpjekja e Shqipërisë”, botuar në gazetën “Flamuri”, pikërisht ai, udhëheqësi i Ballit Kombëtar: “Në fakt, më shumë se 400 fshatra dhe shumë lagje të qyteteve u shndërruan në gërmadha. Mijëra e mijëra banorë mbetën pa strehë, pa të ardhme. Ende sot, shihen rrënimet e këtyre shkatërrimeve dhe varret e të rënëve, nga Peja, në Gjakove, deri në Shkodër, Tiranë, Elbasan dhe në gjithë jugun e vendit, rreth 30 mijë luftëtarë e viktima të rënë, nuk do t’i shohin më familjet e tyre, as atdheun e tyre. Ata u sakrifikuan për një Shqipëri të lirë!”

Akoma më tej i nderuar Profesor, Kryetari i Kongresit të Manastirit i përkiste një familjeje, e cila (pa përmendur babain dhe ungjit e tij), strehoi dhe shpëtoi mu në mes të asaj lufte prej ku ai doli i mundur, një familje të tërë hebreje të kërcënuar nga shfarosja. Ju me siguri e dini se mbiemri Frashëri sot shenjon, në memorialin e Yad Vashem-it në Jeruzalem, një fis të tërë, fisin e Mid’hat Frashërit, të nderuar si “I Drejtë mes Kombeve”. Le ta mësojnë edhe ata që s’e dinë.

Atyre veteranëve të Nacionalçlirimtares që si babai Juaj janë pezmatuar prej gjestit a fjalës sime, preferoj t’u parafrazoj këtu një gjykim të një tjetër figure botërisht të njohur të rezistencës, presidentit francez Fransua Miteran, mbi një çështje të ngjashme, duke u thënë se po, e kuptoj ndjeshmërinë, sikundër e gjej të papranueshme fshirjen me një të rënë të lapsit të kontributeve individuale dhe të sakrificave të shumëkujt që në fakt paraprinë dhe madje e frymëzuan, prej dekadash, Luftës Nacionalçlirimtare që me plot të drejtë nderojmë krenarisht.

Lavdia e punëtorëve të Rilindjes kombëtare dhe të shtetformimit në Shqipëri në çerekshekullin e tij të parë, ndër të cilët shkëlqen emri i Mid’hat Frashërit, nuk mund as të mohohet, as të lihet në harresë dhe as të fshihet me një të rënë të lapsit. E çfarë lapsi se ai plumb fare, i historisë së shkruar nga fitimtarët e asaj lufte të lavdishme, pas së cilës siç e thotë edhe Mid’hat Frashëri (e unë këtu jam dakord me të dhe mbase jo me babain Tuaj të nderuar), “liria e Shqipërisë u uzurpua”! E thënë ndryshe dhe mbase kuptohemi edhe me babanë për “uljen e kokës”, ashtu siç besoj se gaboi rëndë kushdo u përpoq t’u ulë kokën veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare pas rënies së komunizmit, duke glorifikuar në tym Ballin Kombëtar, po ashtu besoj se gabon rëndë kushdo që sot e gjykon Mid’hat Frashërin, thjesht me kutin e fitimtarit të asaj lufte.

Në nëntor 1944, Mid’hat Frashëri në Shkodër, në shtëpinë e Rojve, u drejtohet të pranishmëve duke u thënë, “Marr përgjegjësinë t’ju deklaroj se e çbëjmë organizatën e Ballit Kombëtar. Ajo e kreu misionin e vet historik. Ne humbëm luftën, por jo shpresën”. Këtë quaj unë “ulje koke” Profesor dhe pjesa ku duhet të ulin kokën, sipas meje, jo veteranët e Luftës Nacionalçlirimtare, po komunistët e pasluftës që sot e gjykojnë Mid’hat Frashërin, a thua se jemi të nesërmen e fitores së luftës, e jo plot 28 vjet nga data zyrtare e vdekjes së shpresës që solli fitorja e tyre(!), ka të bëjë jo me atë luftë po me krimet që u bënë në emër të fitores së saj!

Ja pra, kështu e shoh unë i dashur mik këtë punë. Shpresoj shumë që nëpërmjet kësaj letre t’Ju kem yshtur ta rilexoni ndryshe fjalën time në atë ceremoni të vonuar. E vërteta sipas Aristotelit do ta donte pastaj që t’i ndani frytet e rileximit edhe me babain Tuaj, veteranin e nderuar e me plot të drejtë kryelartë për Luftën Nacionalçlirimtare. Të cilit, bashkë me të falat e mia të përzemërta, Ju lutem t’i përcillni dhe lutjen time të mirëkuptimit për nevojën e kokëuljes së sinqertë, jo përpara Mid’hatit, po përballë historisë që rrodhi pas asaj lufte.

Sinqerisht i Juaji ER