osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vila e Argitës në Gjirin e Lalzit 30% me e madhe se selia e PD në SHQUP, vetëm “bahçja” i kushton 220 mijë euro

Vila e Argitës në Gjirin e Lalzit 30% me e madhe se selia e PD në SHQUP, vetëm “bahçja” i kushton 220 mijë euro

Saliu ulërin, mallkon e kërcënon kur i kujtojnë pasuritë e vëna me korrupsion dhe gjak shqiptarësh Vila e Argitës në Gjirin e Lalzit, 30% me e madhe se selia e PD në SHQUP, vetëm “bahçja” i kushton 220 mijë euro

Deri në vitin 1990, kur Sali Berisha u përzgjodh e u thirr nga Ramiz Alia dhe u instruktua nga Sigurimi i Shtetit, për të kontrolluar lëvizjen Studentore e më pas, për të marrë drejtimin e PD (PPSH me ngjyrë blu), të krijuar qysh më parë prej Ramiz Alisë, kishte si “pasuri” familjare vetëm një apartament me sipërfaqe 74 metër katrore në Tiranë.

Kishte trashëgim edhe 20% të “kullës së babës” në Viçidol, tek e cila nuk kishte shkelur qysh prej vitit 1968, kur ishte futur kollovar në Tiranë, në shtëpinë e bashkëshortëve kolonelë të shërbimit sekretë ushtarak serb Rexhepoviç e Milica Ramoviç, mbasi u martua me vajzën e tyre Slobodanka (Liri). Më këtë “copë” pasuri vazhdoi deri në vitin 2000, kur siç deklaroi vetë në media, vajza Argita Malltezi i fali një apartament 182 metër katrore, të “blerë me kursimet gjatë jetës studentore”.

Strehimi në këtë apartament sa 8 klasa shkolle e tregoi “të pabesë” para shqiptarëve, mbasi kur u vëtë-emërua President Republike, Saliu deklaroi “burrërisht”: – Unë do vazhdoj të jetoj në apartamentin tim në lagjen “Brakë”, deri sa të jem gjallë”. Mirëpo kur ia pa rehatin apartamentit që i “dhuroi” vajza, iu ngjall nepsi për pasuri të tjera. Tashmë ka shumë pasuri e llogari bankare, por nuk ka “qetësi”, sepse sa i herë i kujtojnë këto pasuri, Saliu shpëton nga fiqiri (mendja), duke ulëritur, mallkuar, denigruar dhe kërcënuar ata që ia përmendin.

Kështu ndodhi edhe 24 orë më parë, kur gjatë një debati televiziv për pasuritë që shtetarët kanë vendosur me krim dhe korrupsion, Saliut iu përmend vila gjigande e luksoze, që ai dhe vajza e tij kanë ndërtuar me “djersën e ballit” në Gjirin e Lalzit. Sali Berisha shkalloi nga mendja deri në atë farë derexheje, sa reagoi direkt në emision me mesazh të dërguar në “Central-Fevziu” me denigrime e presione ndaj analistit Nano, duke e mohuar që ka vilë në Lalëz.

Në fakt, Saliu e ka këtë vilë e madje më të madhe se vila e aleatit të tij Meta e cila gjendet përballë, gjë që vërteton se aleancat dhe lufta mes tyre, nuk bëhen për banesat sociale të fukarenjve të pastrehë, por vetëm për numrin, madhësinë dhe luksin e vilave të tyre! Se sa pasuri dhe llogari bankare të deklaruara e të pa deklaruara ka familja “Berisha”, kjo dihet tashmë. Por po ndalemi tek përpjekja e dëshpëruar dhe çmendarake e Saliut, për të fshehur dhe mohuar super-vilën në Lalz, megjithëse siç populli që “Saliu e do shumë, “mimarja nuk futet në thes”.

Edhe vila e tij ose “Manastiri i Gitës” (siç e quajnë), vërtetë që është mbuluar me pyll, por përsëri duket! Madje, për të qenë të saktë që ajo ekzizton duke shtuar edhe katet sipërfaqen e luksin në çdo mandat qeverisës të Saliut, po i kujtojmë se atje ka shkuar dikur edhe Inspektorati i Verifikimit të Pasurive, mbasi nga “pakujdesia”, “berishët” e kishin “harruar” ta deklaronin në listën e pasurive. Se sa është, çfarë mjedisesh ka dhe sa kushton vila “Berisha” në Lalz, po bëjmë vetëm një krahasim.

Vila “Berisha” në fshatin rezidencial turistik “HAJDUTET” është 30% me madhe se Selia e PD në SHQUP, ndërkohë që vetëm kopështi batanik (bahçja) që rrethon vilën, kushton 220 mijë euro dhe ka punonjës shërbimi e mirëmbajtës, sa ka gjithsej ndërrmarrja e pastrim-gjelbërimit në Bashkinë Tropojë!/Pamfleti