osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ditët e fundit të Enverit. Ajo që i mbajtën sekret popullit shqiptar

Ditët e fundit të Enverit. Ajo që i mbajtën sekret popullit shqiptar

Në Tiranë përflitej kudo për sëmundjen e Enver Hoxhës. Fakti që ai vuante nga sëmundja e diabetit dhe ishemitë që e goditën njëra pas tjetrës pëshpëriteshin kudo. Por nga kupola e lartë e partisë mbahej në heshtje gjithçka.

Po sigurisht që këto momente të rëndësishme do të shkruheshin nga Haxhi Kroi, sekretari personal i diktatorit, i cili për 40 vjet rresht ishte njeriu më i besuar i tij. Po si përshkruhen në ditarin e tij të famshëm ngjarjet që ndodhnin në Bllok, dhe pikërisht në vilën e famshme të Enver Hoxhës nga ku luheshin fatet e një kombi të tërë. Në një botim ekskluziv në gazetën “Panorama”, Haxhi Kroi tregon:

Enver Hoxha ka hequr dorë nga drejtimi i Partisë disa muaj para se të ndërronte jetë, madje më herët. Kanë qenë sëmundjet e njëpasnjëshme ato që e kanë detyruar ta dorëzojë pushtetin në heshtje, por pa e deklaruar zyrtarisht.

Përtej këtij fakti të pëshpëritur lart e poshtë nën zë në vitet e diktaturës, Haxhi Kroi në ditar ka dokumentuar me stilin e vet “mënyrën paqësore” të kalimit të pushtetit nga Hoxha tek Alia. Në shënimet e tij bëhet e qartë se kreu i regjimit, qysh pas goditjes nga ishemia cerebrale, në shkurt të vitit 1984, mbeti një mysafir i rrallë në zyrën në KQ.

Njëherazi me pohimin që Hoxha e drejton Partinë nga shtëpia, shefi i kabinetit shënon në ditar se në pjesën më të madhe të kohës detyrat në Aparatin e KQ i komunikon Ramizi, “kuptohet, shton nga vetja Kroi, pasi konsultohet më parë me shokun Enver, të cilit i shkon shpesh në shtëpi”.

Mirëpo mesazhet që vinin ditë pas dite nga Vila 31, ku Hoxha lëngonte në shtrat, ishin gjithnjë e më tronditëse, aq sa edhe vetë Kroi i ambientuar më së fundi më shumë se kushdo me mungesën e tij në krye të Partisë, një moment uron me shpirt “të paktën ta kemi me frymë se Partinë dhe vendin po i udhëheq shoku Ramiz dhe shokët e tjerë kryesorë, të cilët kanë përvojë si udhëheqës Partie e shteti”.

Duke u ndalur në situatën e rëndë kur Enveri përpëlitej midis jetës dhe vdekjes në shtrat, zyrtari besnik që ka punuar 40 vite në zyrën e tij, shpjegon me detaje rolin e veçantë që ka luajtur në këtë periudhë Nexhmije Hoxha, e cila, siç shkruan Kroi, arrin deri aty sa të flasë edhe në emër të të shoqit jo thjesht për çështje rutinë, por edhe për probleme të rëndësishme shtetërore, që deri në atë kohë ishin në tagrin e Sekretarit të Parë të KQ.

Në ditarin e Kroit, për arsye të kuptueshme nuk shpjegohen rrethanat si u ngjit Alia në postin e Hoxhës, por aty-këtu ka shënime që vërtetojnë afrimin e tij në oborrin e Zeusit, fill pas vdekjes së Kapos, e ca më shumë pas vetëvrasjes në kushte të dyshimta të Shehut. Interesante në kujtimet e njeriut diskret të Hoxhës janë çastet kur ky i fundit ka ndërruar jetë. Përveç përjetimeve personale, Kroi sjell aty çast pas çasti situatën në aparatin e KQ dhe në vilën e udhëheqësit në Bllok, njerëzit e parë që ngushëlluan Nexhmijen dhe rolin që mori në këto momente Ramiz Alia, ku gati u shfaq i zyrtarizuar si kreu i vendit pas Enverit…

DITARI I VITIT 1985

E enjte 7 mars 1985

Më mori në telefon Sevoja nga Gjirokastra dhe më pyeti nëse mund të botohet në “Pararoja” dhe “Llajko Vima”, letra që i ka dërguar shoku Enver arsimtarit të verbër nga minoriteti, Ilia Gazhgo, që do të shkojë t’ia çojë sot në fshatin Bularat a Bodrisht ku banon. Unë mendoj se mund të botohet, i thashë, por prit të marrim miratimin e autorit të letrës, e njoftova. I dërgova një letër shoqes Nexhmije dhe i shkrova se do të jetë mirë të botohet kjo letër në këto dy organe lokale dhe ajo m’u përgjigj: Unë nuk po e shqetësoj shokun Enver, por unë dakord jam që të botohet”.

E hënë 11 mars 1985

Bisedova me shokun Sulo disa probleme të laboratorit fotografik që ndodhet në kushte të vështira.

E hënë 18 mars 1985

Erdhi Sulo Gradeci në Aparatin e KQ për t’u sjellë shokëve Ramiz, Lenka, Simon e Vangjel Çërrava disa fotografi që kanë dalë me shokun Enver në shtëpi kur i shkuan për ta uruar më 16 tetor 1984, me rastin e 76-vjetorit të lindjes. Sulua dukej i qetë, çka më la të kuptoj se shoku Enver duhet të jetë më mirë me shëndet. Ditë e natë mendjen atje e kemi.

E martë 19 mars 1985

Në orën 13:30 më thirri shoku Ramiz. Ai kishte në zyrë shokun Reiz Malile dhe Sofokli Lazri. Më dha tekstin e një projekt-note drejtuar Ministrisë së Jashtme të Greqisë, në të cilën protestohet energjikisht kundër provokacioneve të vazhdueshme të disa elementëve reaksionarë e shovinistë grekë përpara Ambasadës sonë në Athinë. Qeveria greke nuk po merr masa kundër provokatorëve. Ca më revoltuese është qëndrimi i ruajtësve të rendit dje përpara akteve terroriste të bandave shoviniste, që i vunë zjarrin ndërtesës së Ambasadës sonë në Athinë, që shkatërruan edhe automjete të ambasadës dhe ata bënin sehir. Më vonë informova shokun Ramiz për sa më poshtë: Para dy ditësh më takoi komunisti i vjetër Shpend Dega, se ishte ngarkuar nga babai i inxhinier Doçit(falsifikator i monedhës dhe autor i veprave të tjera kriminale), dënuar me vdekje, Maxhun Doçi dhe vëllai i tij që të informoja shokun Enver për kërkesën e tyre që këtij banditi t’i falej jeta. Së pari i thashë shokut Shpend që Partia e njeh këtë familje si një familje me tradita patriotike në malësinë e Gjakovës, prandaj edhe pse një pjesëtar i saj ka kryer akte kriminale kundër shtetit, Partia nuk e zbeh konsideratën që ka për këtë familje dhe rrethin e saj, por sipas mendimit tim, që ndërhyjnë kështu nuk bëjnë mirë dhe unë nuk mund ta vë në dijeni shokun Enver, ata po të duan le t’i drejtohen me letër atij, ose presidiumit, por e mira është ta dënojnë me urrejtje këtë akt kriminal. Shpendi më tha se dhe ai kështu mendonte, por e kishin ngarkuar që t’i thoshte këto gjëra.

E hënë 25 mars 1985

Aty nga ora 09:00 më mori në telefon shoku Ramiz dhe më tha nëse e kisha njoftuar shokun Enver për vdekjen e Artistit të Popullit, Sandër Prosi. I thashë tani sa e mora vesh nga ju, nuk dija gjë. Mirë është ta njoftosh, më porositi ai, megjithëse më duket se ai ka vrarë veten. Mundet që shoku Enver të marrë dijeni. I dërgova menjëherë një shënim në shtëpi shoqes Nexhmije, që siç duket do ta ketë vënë në dijeni shokun Enver, se më tha se ishte dakord që të përgatitej një telegram ngushëllimi në emër të shokut Enver dhe t’i shkonte familjes. Ajo më porositi që në letër të vihet në dukje roli i Sandrit në Teatrin Popullor dhe në kinematografi.

E martë 26 mars 1985

Më dha shoku Ramiz një material për t’ia dërguar shokut Enver mbi bisedimet që ka bërë delegacioni ynë me përfaqësuesit anglezë në Paris nga data 16 deri më datën 21 mars për çështjen e arit që na ka grabitur Britania e Madhe prej më se 40 vitesh. Aty flitet për rezultatet e bisedimeve dhe për vazhdimin e tyre më 16 prill, po në Paris, midis dy vendeve. Mbrëmë, në pritjen e dhënë nga ambasadori grek me rastin e festës së fitores së revolucionit grek, shoku Reiz Malile bisedoi me ambasadorin për gjendjen në Greqi. Lidhur me dorëheqjen e papritur të presidentit Karamalis, që zuri në befasi tërë opinionin publik, tha ambasadori grek, tani varet se çfarë do të bëjë Karamalisi, sidomos këtë javë. Në qoftë se ai do të ndërhyjë në luftën aktuale politike që ka lidhje me zgjedhjen e presidentit dhe me propozimet e PASOK-ut për ndryshime në Kushtetutë, atëherë gjendja ka për t’u ndërlikuar më keq.

Shoku Ramiz më tha se informacionet tani shokut Enver mos ia çoni më me shkronja të zmadhuara, se ia lexon shoqja Nexhmije, mbasi edhe nga sytë nuk është mirë. Si thua ti?, më pyeti. Nuk di ç’të them, shoku Ramiz, -ia ktheva, -ka rreth dy javë që nuk i dërgojmë materiale, se kur ka ndonjë gjë ia dërgojmë shoqes Nexhmije. Por në qoftë se ia lexon ajo, është më mirë, se nuk i lodhen sytë që vitet e fundit nuk i ka pasur si duhet. Ju e dini edhe më mirë gjendjen, se e shikoni ndonjëherë kur shkoni, i thashë shokut Ramiz, prandaj është më mirë t’ia lexojë shoqja Nexhmije që të mos i lodhë sytë.

E enjte 28 mars 1985

I dërgova shokut Enver dy materiale që do të diskutohen në mbledhjen e Byrosë Politike. Tani ato ia lexon shoqja Nexhmije. Fakti që ia dërgojmë tregon se shoku Enver është në gjendje t’u japë mendimet e veta shokëve që kanë nevojë për ndihmën e tij. Me qëndrimin e shokut Enver në shtëpi, shoku Ramiz dhe shokët e tjerë kryesorë, po udhëheqin gjithë jetën e vendit, pse veç ndihmës së shokut Enver për çështjet kryesore, kanë edhe përvojën e tyre të madhe si udhëheqës Partie e shteti.

E premte 29 mars 1985

Pas tri javësh pa ardhur në zyrë, sot erdhi në Aparat shoqja Nexhmije. Kjo do të thotë se shoku Enver mund të jetë më mirë me shëndet. Më gëzoi sot edhe pohimi i Sulos se shoku Enver duket një çikë më mirë, edhe pse këmbët nuk i kanë ardhur. Të paktën ta kemi mirë, edhe kështu siç është. Së paku të jetë në gjendje për ndonjë këshillë për shokët për çështjet më kryesore, por edhe për inat të armiqve të brendshëm e të jashtëm, që vetëm emri i shokut Enver i bën të tmerrohen.

E hënë 8 prill 1985

I dërgova shokut Enver nëpërmjet shoqes Nexhmije përshëndetjen që do të dërgojë në mbledhjen jubilare me rastin 40-vjetorit të armës së kufirit.

E martë 9 prill 1985

Sot ishte caktuar për t’u bërë mbledhja e Byrosë Politike. Para katër ditësh më 5 prill u bë mbledhja e Sekretariatit të KQ në të cilën shoku Enver natyrisht nuk mori pjesë. Ai qysh më 12 shkurt nuk ka ardhur në Aparat të KQ, bile edhe atë ditë e mbante fort për krahu shoku Ramiz. Pas dy-tri ditësh shoku Ramiz më tha se shokut Enver nuk i mbajnë këmbët fare. Edhe shoqja Nexhmije më tregoi më vonë për gjendjen e tij shëndetësore të vështirë, që nuk ecën dot dhe në shtëpi lëviz vetëm me karrocë. Herë pas here i shkon shoku Ramiz në shtëpi, patjetër për konsultime, për t’i marrë këshilla për probleme nga më kryesoret dhe gjë tjetër nuk dimë për të. Zemra na e do të përmirësohet sadopak dhe mendjen aty e kemi, pse as shoqja Nexhmije nuk po del në punë.

Anëtarët e Byrosë Politike u mblodhën dhe po bisedonin në paradhomën e mbledhjeve, kurse shoku Adil qysh në orën 09:30 kishte shkuar në zyrën e shokut Ramiz. Gjashtë shtatë minuta më para ata dolën. Shoku Adil u drejtua te shokët, kurse shoku Ramiz shkoi te shoku Enver. Kuptohet qartë që shoku Enver nuk ka për të ardhur e s’ka si të vijë në këtë mbledhje dhe me siguri e ka thirrur shokun Ramiz për të biseduar me të, ndofta për çështje me rëndësi që do të marrë në shqyrtim Byroja Politike, mbase edhe për mënyrën si do të zgjidhet çështja e pjesëmarrjes së shokut Enver vetëm nëpërmjet bisedave e këshillave që ai do t’u japë shokëve nëpërmjet shokut Ramiz, apo duke gjetur ndonjë mënyrë tjetër për të ardhur e për t’u takuar me shokët. Dikur, deri në vitin 1953-1954, shoku Enver i thërriste në shtëpi mbledhjet e Byrosë Politike e të Sekretariatit të KQ. Atje i bënte ai takimet me shokët që kishte nevojë të konsultohej.

Një gjë e tillë, them unë, ndofta mund të praktikohej edhe tani, po është pastaj çështja e pjesëmarrjes në mbledhjet e Plenumit të KQ, por sidomos edhe e daljes para publikut, se u bënë kaq kohë që njerëzit nuk e kanë parë dhe kanë dëshirë të madhe ta shikojnë, të paktën në televizor. Të gjitha këto sa shkrova më sipër do të ishin e keqja më e vogël, se mora vesh që mbledhja e Byrosë Politike u bë edhe pa shokun Ramiz. Shqetësimi për shëndetin e shokut Enver bëhet kështu edhe më i madh. Me këtë merak të madh shkova në shtëpi. Kur sa kisha ngrënë darkë, telefonoi dezhuri i Aparatit të KQ dhe më njoftoi se, me porosi të shoqes Lenka, duhet të vija në punë. U përpoqa mos ta bëja veten në familje dhe shkova menjëherë në Aparat.

Në zyrën e shokut Piro Kondi ishin mbledhur ndihmësit dhe kuadrot e tjerë kryesorë. Qëndruam aty rreth një orë. Pastaj na thanë të prisnim në zyra. Shoku Leka Shkurti më pyeti: More, si është gjendja shëndetësore e shokut Enver? Iu përgjigja si ishte realiteti, se nuk dija gjë, por dyshimi e shqetësimi m’u shtuan, kur oficeri i katit më tha se sekretarët e KQ dolën nga drejtimi i shtëpisë së Partisë dhe, të gjithë ne që prisnim nëpër zyra, na u tha të largoheshim. Unë që e di prej më se një viti gjendjen shëndetësore të shokut Enver, u largova me një lëmsh të madh në gjoks dhe mblodha forcat të mos jap asgjë të kuptohej në familje dhe nuk më kuptuan. Po gjumë natën nuk bëra.

E mërkurë 10 prill 1985

Në orën 07:00 pa pesë isha në zyrë. Për orë të tëra nuk më bëhej të lexoja diçka. Paraditja iku kështu në tension e ankth. Pasdite u ktheva përsëri në zyrë. Në orën 16:30 më telefonoi shoku Piro Kondi dhe më tha që me gjithë shokët e sektorit do të na takonte shoku Ramiz. U thashë edhe shokëve. Të tre rrinim në heshtje dhe nuk i thoshim gjë njëri-tjetrit, por ndjenim se diçka serioze na priste. Pas pak erdhi shoku Ramiz në zyrën time dhe na dha lajmin e tmerrshëm, se qysh dje shoku Enver është në një gjendje shumë të rëndë, aq të rëndë, theksoi ai, sa që organizmi nuk vepron, ai jeton vetëm me aparatura. Po ua tregoj juve si bashkëpunëtorë të afërt të shokut të shtrenjtë Enver, shtoi ai, siç janë njoftuar edhe disa nga kuadrot drejtuese të KQ, siç u njoftua mbrëmë Plenumi dhe sot sekretarët e parë të rretheve. Vetëm një mrekulli mund ta kthejë këtë gjendje shumë të rëndë, na tha shoku Ramiz, se në fakt u la të kuptohej se ai nuk ka asnjë shpresë. U përlotëm e na dridhej trupi. Shoku Ramiz na këshilloi të bëheshim të fortë.

E enjte 11 prill 1985

Në orën 02:40, kur isha duke fjetur, ra telefoni. Shoku Sulo Gradeci kishte marrë porosi të shkoja në shtëpinë e shokut Enver. E kuptova menjëherë si qëndronte çështja, por nuk e dhashë veten. Në orën 02:55 kalova në Shtëpinë e Partisë, ku Skënder Tafaj më tha se Byroja Politike kishte shkuar në shtëpi te shoqja Nexhmije. U takova me oficerët e shërbimit me zë e zemër të dridhur nga dhembja e madhe dhe qëndroja në pritje sa të vinin shokët Shefqet Peçi, Haki Toska, Spiro Koleka e Pilo Peristeri që u njoftuan dhe ata, si nga shokët më të afërt e më besnikë të shokut Enver. Pas shokut Spiro, hyra edhe unë. Shoqja Nexhmije e lodhur dhe e drobitur nga dhembja e thellë dhe lodhja e madhe sidomos e këtyre dy ditëve të fundit, priste te dera dhe më dha dorën. E përqafova si shoqen e motrën time. “Na la Enveri, shoku Haxhi, me të cilin edhe ti kalove një jetë të tërë”, më tha ajo. M’u shkrep të qarët, po e mbajta veten. Përqafova me radhë Pranverën që mbahej e fortë, Ilirin, Sokolin dhe Klemin dhe u mata të largohesha, kur u ngrit në këmbë shoku Adil dhe më rroku për qafe… Në orën 07:00 u mblodh Aparati i KQ dhe shoqja Lenka komunikoi lajmin e kobshëm. Në orën 12:00 Radio Tirana dha komunikatën e KQ që u dëgjua në gjithë vendin në heshtje të madhe./Konica.al/Arlinda Canaj/