Mos u çuditni, ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë ju mëson se si të bëni sa më shpejt para
Ai është shok me Ilir Metën, por këtë të fundit nuk e konkurron dot për nga vjedhjet. U akuzua nga Prokuroria si përgjegjës për vjedhjen e 7 milionë dollarëve në Bankën e Shqipërisë, por jo vetëm që i shpëtoi drejtësisë, por Ardian Fullani mori mbrapsht edhe 56 paga dëmshpërblim, duke pasur parasysh që paga e tij bazë ishte 6 milionë lekë në muaj. Bashkë me dieta i shkonte 10 milionë lekë në muaj. Po ֛çfarë pune bën sot ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, pasi i shpëtoi burgut dhe mori 56 paga dëmshpërblim? Nuk thonë kot se vesi del me shpirtin. Fullani tashmë të mëson se si të bësh së më shpejt para. Aktivitetin si konsulent e ka nisur në fund të vitit 2016, ku vetën në pak ditë ka fituar menjëherë 383 256 lekë.
Rrëzimi i Ardian Fullanit ishte një fitore e madhe për shqiptarët, por nga ana tjetër, ishte një dramë për Sali Berishën dhe Ilir Metën. Fullani, me anë të bashkëshortes së tij, Arjana Fullani, dha kontributin e tij për të shpëtuar Ilir Metën nga burgu në Gjykatën e Lartë, ndërsa Meta, i garantoi ati qetësinë në sundimin dhe shpërdorimet e tmerrshme në Bankën e Shqipërisë. Ndërsa me Berishën, Fullani bëri një aferë 30 milionë euro. Berisha i shiti Bankës së Shqipërisë “Hotel Dajtin” për 30 milionë euro, duke luajtur me parë e shqiptarëve, të cilat Berisha i bëri rrush e kumbulla në fushatë. Gjithsesi, familja Fullani tashmë është para një tjetër prove të fortë. Bashkëshortja e Ardian Fullanit, Arjana Fullani duhet që të kalojë Vetingun këto ditë./Pamfleti.com