Lulzim Basha është vënë në siklet, në një takim me të rinjtë ku ka marrë pjesë pasditen e së mërkurës.
Basha ka folur në forumin “Studentët për qeverisjen e mirë”, duke treguar sukseset e tij si student në Hollandë.
Por, një nga studentët që ka marrë fjalën për të folur, i ka thënë Bashës se ai është produkt i një politike që më shumë i ka sjellë dëme Shqipërisë, se sa të mira.
“Ju të gjithë si politikanë jeni të përfolur për afera.
Vendimin për këto e jep gjykata, por unë si i ri flas për perceptimin publik që është krijuar për ju zoti Basha.
Dhe ky përceptim për politikanë si ju, është një nga arsyet pse të rinjtë largohen nga vendi”, tha i riu i pranishëm në panel.
Bashës për disa momente iu tha pështyma, ndërsa është përpjekur ta tejkalojë këtë moment duke treguar si ai është një nga të rinjtë që ka qenë pro hapjes së Shqipërisë komuniste dhe ka pasur fatin të studionte në Holandë.