Protesta e banorëve të “Astirit”, ashtu si të gjitha protestat që bëhen në Tiranë, nuk i ka shpëtuar dot “protestuesve profesionistë”.
Banorëve hallexhinj, sot iu ka dalë për zot Altin Goxhaj, e madje edhe vetë Koço Kokëdhima, që ka dërguar nënkryetarin e partisë së tij, i cili ka thënë se Koço do të jetë kryeministri i ardhshëm i shqiptarëve dhe do të zgjidhë çdo hall të shqiptarëve.
“Kjo që po ndodh këtu është një paligjshmëri. Çdo objekt këtu është me lejë pasi sheteti e ka formalizuar marrdhënien e pronësisë. Këta po e bëjnë si nazitët që prishinin shtëpitë e hebrenjve.
Kam tre javë që që pres përgjigje se kush janë pronarët që paskan pronën këtu dhe jua kanë zënë banorët e Astirit? Kush flet për zaptim, Erion Veliaj?
Pashë dje një kantier këtu, një kantier të jashtëligjshëm. Kjo Tirana që është, është e pajetueshme nga ndërtimet me leje të Edi Ramës.
Shteti shqiptar iu ka thënë shqiptarëve o bëhu kriminel, o do ju prishim shtëpitë”, tha Altin Goxhaj.
Një ditë më parë, në protest mbajti fjalim edhe Besjan Pesha. Këta të fundit përpiqen të bëhen protagonist në çdo protestë që nis për halle qytetarësh, dhe e kthejnë atë në çështje politike, duke e prishur protestën fare.
Më qesharake ishte prezenca e disa personazheve pranë PD-së, regjisorë e aktorë, të cilët betejën e tyre e kanë transferuar pikërisht tek “Astiri”.
Nga çështja e Teatrit, tani kanë filluar dhe janë bërë si Altini me Besjanin, “protestues profesionistë”.