Janë zbardhur detaje të reja nga sekuestrimi i sasisë së madhe prej rreth 1 ton drogë brenda një furgoni në Qafë Thanë. Bëhet e ditur se gjeografia e personave të përfshirë në implikimin e trafikimit të drogës është shtrirë në qarqet e Elbasanit dhe të Fierit.
Dyshohet së pjesë e këtij rrjeti është një organizatë kriminale me fuqi të madhe ekonomike. Furgoni në të cilën u zbulua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kanabis sative i përket një Biznesi Rrobaqepësie.
Janë identifikuar disa persona të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria dhe policia është në operacion për arrestimin e tyre.Prej 16 orësh policia e shtetit nuk ka dhënë detaje rreth këtij operacioni që pritet të finalizohet me arrestime të bujshme
Ende nuk bëhet e ditur sasia e saktë, por burime flasin për një shifër rreth 1 ton. Droga ishte e fshehur në shasinë e mjetit tip furgon.
Gjatë operacionit, në të cilin kanë marrë pjesë dhjetra efektivë policie dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Elbasanit, janë ndaluar tre persona që dyshohet se po transportonin lëndën narkotike. Ende nuk dihen identiteti i personave të ndaluar dhe roli i tyre në transportimin e drogës.
Policia po e mban shumë diskrete ngjarjen, ndërsa furgoni është transportuar për në qytetin e Elbasanit.