Një operacion ‘blic’ antidroge është zhvilluar sot në aksin Qafë Thanë-Përrenjas, ku është ndaluar një furgon i cili dyshohej se transportonte një sasi të madhe droge, raportuan mediat më herët.
Furgoni me drogë i ndaluar në Qafë Thanë rezulton në pronësi të “SILDA SHPK”, fasoneri e themeluar në 30 nëntor të vitit 2001.
Pronar i firmës që merret me prerje e qepje të pjesëve të ndryshme të këpucëve dhe tregtimin e eksportimin e tyre është Ilir Dauti.
Zyra e shoqërisë, sipas QKR, ndodhet në lagjjen “Kryengritja e Fierit”, rruga “Nuredin Aliu”, pranë ish “NPA” në Fier.
Biznesi i Dautit nuk është i padëgjuar nga opinioni publik.
Sepse në qershor të 2017-tës, gjatë fushatës elektorale, kandidatja e LSI-së për deputete, Erisa Xhixho pati zhvilluar një takim elektoral në punishten e Dautit, ku e cilësonte atë si sipërmarrës të suksesshëm në Fier.
Madje në atë kohë LSI premtonte edhe ulje ulje të tatim fitimit për bizneset e mëdha nga 15% ne 8%. E kjo jo për drogën, por për fasonërinë./Lexo.al
Postimi i ish-kandidates së LSI për deputete në Fier, Erisa Xhixho:
“Ilir dhe Anila Dauti janë dy sipërmarrës të suksesshëm në Fier. Sot pasdite vizitova fasonin e tyre për të folur për programin që ka LSI për biznesin.
Ne premtojmë ulje të tatim fitimit për bizneset e mëdha nga 15% ne 8% dhe mbështetje të cdo iniciative që krijon vënde të reja pune me paga dinjitoze për gratë dhe vajzat shqiptare.
Vota për LSI mundëson një shans për të gjithë.
#VotoNumrin1 #VotoLSI #NjëShansPërGratë’’