Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo njihet për karakterin humoristik dhe si një nga njeri pa komplekse. Pak kohë më parë këngëtares i ka ndodhur një e papritur në një nga koncertet e saj të cilin e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.
Teksa këndonte, Aurelës një vajzë i ka treguar se ka harruar zinxhirin hapur. E siç shihet edhe në videon që vetë ajo ka publikuar në “Instagram”, artistja pa kurrfarë ndrojtje dhe pa u kthyer me kurriz, menjëherë e ka mbyllur zinxhirin.
“O shok, ke lene dyqanin hap” (edhe mire qe na tregoi nje goce ne salle se kushedi ç’do te na shihnin syte). Me kete ju uroj naten e mire e kujdes zinxhirin e pantallonave. beni ç’beni, por ne publik dilni te mberthyer”, shkruan Aurela në postimin e saj.