Do të bëhej e famshme në të gjithë botën kur ishte vetëm 19 vjeç dhe që prej atëherë, karriera e saj muzikore do të prekte majat. 50 vjet më vonë, Cher tregon sesi shiti miliona albume në krah të ish-bashkëshortit, Sonny Bono.
Të dy krijuan duo-n Sonny & Cher, dhe lansuan hitin „I Got You, Babe”. ‘Gjithçka ndryshoi brenda natës’, -thotë ajo. ‘Duket e pabesueshme, por kështu ndodhi vërtet. Nuk e kuptuam as vetë sesi, ishim shumë të varfër dhe pastaj, nuk kaluan veçse dy-tre ditë, e papritur, bum, ishim të famshëm!!’-vazhdon më tej rrëfimin.
Cher shpjegon se pavarësisht faktit që shumë njerëz kanë dashur t`i shkatërrojnë karrierën, e ka gjetur gjithmonë motivimin për të ecur përpara. ‘Kam pasur plot dështime në jetë’, -shton ajo, edhe kishte momente kur i thosha vetes: “ Oh, tani more fund!“, por pastaj ngrihesha në këmbë sërish’.