osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mazhoranca rrëzon Ilir Metën për shortin e KED, vë në lëvizje komisionin e monitorimit të reformës, ja si KLD bllokoi kandidatët nga 13 gjykata

Mazhoranca rrëzon Ilir Metën për shortin e KED, vë në lëvizje komisionin e monitorimit të reformës, ja si KLD bllokoi kandidatët nga 13 gjykata

Reforma në drejtësi është kthyer sërish në mollë sherri mes institucioneve shqiptare. Në vitin 2016 koalicioni PS-LSI për pak mori fund po për shkak të kësaj reforme, ndërsa tani kanë filluar sërish përplasjet mes palëve. Gazeta tregoi një ditë më parë rrezikun që i kanoset Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pasi Këshilli i Lartë i Drejtësisë i drejtuar nga Ilir Meta ka refuzuar të propozojë kandidatë nga radhët e gjyqësorit. Por skandali duket se është akoma dhe më i thellë pasi, KLD dhe gjykatat duket se janë bërë bashkë. Gazeta SOT mësoi se gjykatat e Apelit dhe ato administrative duket se e kanë mbështetur KLD, ndërkohë që bëhet fjalë për 13 gjykata në vend.

Sipas ligjit, KED përbëhet nga: Dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese; një gjyqtar i Gjykatës së Lartë; një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme; dy gjyqtarë nga gjykatat e apelit; dy prokurorë nga zyrat e prokurorisë pranë gjykatave të apelit; një gjyqtar nga gjykatat administrative. Ndryshe nga sa ka ndodhur me Kushtetuesen, Gjykatën e Lartë dhe me prokuroritë, KLD ka refuzuar të çoja kandidatë me argumentin se afati i dispozitave tranzitore ka mbarur dhe është KLGJ që propozon kandidatë. Por nga ky veprim i KLD janë penalizuar plot 120 gjyqtarë në vend. Gazeta ka mësuar nga Kuvendi se për KED duhej të propozoheshin kandidatë nga 6 gjykata Administrative dhe nga 7 gjykata të Apelit. Në total këto gjykata kanë 126 emra që plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e KED, por disa kanë ngelur në veting dhe kjo shifër shkon në rreth 120.

Ajo që vihet re është se vetë gjykata nuk kanë kundërshtuar KLD, ndërkohë që asnjë prej emrave që duhej të ishin në listë nuk kanë bërë ankesë. Sipas ligjit të gjithë ata që nuk futen në listën e KED mund të ankohen në gjykatë. Deri tani askush nuk e ka bërë. Pra duket se kemi një koordinim mes vetë KLD dhe gjykatave në vend, por nga ana tjetër ka një përplasje me prokurorinë.

Vihet në lëvizje komisioni i monitorimit

Çështja e KED, ka krijuar përplasje mes Presidencës dhe Kuvendit, pasi secila palë e lexon ndryshe ligjin. Për këtë arsye ka hyrë në mes Komisionit i Pavarur i Monitorimit për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Detyra e këtij komisioni është pikërisht të lexojë saktë ligjin dhe të përcaktojë procedurat. Dje ky komision ka dorëzuar në Komisionin e Ligjeve një raport vetëm për KED, ku sqaron rrugën që duhet ndjekur. Burime të sigurta të gazetës thanë se ky komision rrëzon KLD dhe Presidencën, pasi kërkohet që të vijojë normalisht hedhja e shortit. Pritet që KLD të informohet dhe t’i kërkohet që të dorëzojë kandidatët. Sipas ligjit së pari i takon presidenti të hedhë shortin dhe nëse e refuzon ai i kalon Parlamentit. Presidenti refuzon të hedhë shortin me të njëjtin argument se kandidatët për KED duhet të propozohen nga KLGJ e KLP. Por burime nga mazhoranca thanë se Kuvendi është gati të hedhë shortin pavarësisht leximit ndryshe të ligjit. Madje këtë e ka konfirmuar dhe kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja. “Nga praktikat e dy viteve të mëparshme, ne presim një vendimmarrje nga Presidenti. Nëse nuk e ushtron të drejtën e shortit, kushtetuta ia kalon Kuvendit, i cili ndërmjet 5-10 dhjetor është i detyruar të hedhë shortin”, tha ai. Pra duket se mazhoranca i ka dhënë një goditje presidentit.

Vendimi i Kushtetueses

Ligji për organet e drejtësisë detyron organet që propozojnë kandidatë, që së pari të publikojnë në faqet e tyre zyrtare emrat që kualifikohen dhe që s’kualifikohen për anëtarë të KED. Prokuroria i ka publikuar, ndërsa KLD jo. Kjo e fundit e lexon ndryshe ligjin, pasi mendon se nuk i takon asaj ky veprim. Por sipas juristëve, KLD po anashkalon një vendim të Gjykatës Kushtetues. Pak kohë më parë kjo gjykatë e ka thënë hapur se deri në ngritjen e KLGJ do jetë KLD në funksion. Pra duket se kemi qëndrime me dy standarde. Sipas ligjit KLD duhej të ishte shkrirë që muaj më parë, por ajo vijon merr vendime. Por sa i takon KED, vendimi lexohet ndryshe.