osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ish-kryespiuni i Nikola Gruevskit, Mijallkov lidhje të forta me shqiptarët, nga takimet me njerëzit e Berishës te Ilir Meta

Ish-kryespiuni i Nikola Gruevskit, Mijallkov lidhje të forta me shqiptarët, nga takimet me njerëzit e Berishës te Ilir Meta

Prokuroria maqedonase ka tronditur dje sërish Shkupin, pasi është vënë në pranga ish-kreu i shërbimit sekret maqedonas Sasho Mijallkov. Bëhet fjalë për krahun e djathtë të Nikola Gruevskit, i cili është dhe kushëri i afërt i ish-kryeministrit. Ky i fundit është në kërkim, ndërsa është gati dosja për Ali Ahmetin. Sasho Mijallkov është arrestuar gjatë mbrëmjes në Shkup. Sipas 1TV, Mijallkov është prangosur në hotelin “Merriot” në Shkup, ku më pas është dërguar menjëherë në burgun hetues të Shutkës. Ai është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë Speciale, pas informacioneve për rrezik të arratisjes së tij. Arrestimi i tij vjen pas arrestimit të ish-ministrit të transportit Mile Janakievski dhe ish-sekretarit të VMRO-DPMNE, Kiril Bozhinovski, dhe pas arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Ndaj Mijallkovit rëndojnë akuza për keqpërdorim pushteti, korrupsion dhe shkelje të tjera ligjore gjatë kohës si shef i DSK-së në periudhën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së. Sasho Mijallkov njihet si njeriu i cili mbyllte të gjithë punët e pista të Gruevskit. Në skandalin e përgjimeve në Maqedoni pak kohë më parë ai bashkë me ish-ministren Jankullosvka deklaronin se do i shfaronin shqiptarët, raporton Sot. Por nga ana tjetër kushëriri i Gruevskit njihet si personi që mbante lidhje me partitë shqiptare në Maqedoni. Ai në një përgjim rezultoi të thotë se kishte arritur pakte me Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin për punë votash.

Lidhjet në Shqipëri

Por lidhjet e Sasho Mijallkov depërtojnë deri në vendin tonë. Një vit më parë dy media maqedonase “Fakte.net” dhe “Lajmpress” kanë botuar një lajm ku deklarojnë se Mijallkov ka pasur një darkë me Damir Fazlliç, mikun e Sali Berishës. “Në një restorant në parkun e qytetit (Shkup) janë takuar ish- kreu i DSK-së dhe kushëri i parë i Gruevskit, Sasho Mijallkov me Damir Fazliç dhe Avenir Peka. Fazliç është biznesmen kontravers serboboshnjak

i njohur për opinionin shqiptar dhe më gjerë, kryesisht si person i afërt me familjen e Sali

Berishës, por njëkohësisht edhe me shërbimet serbe. Fazliç është nip i Jovica Stanishiq, ish shef i shërbimit sekret serb (1990-1998) gjatë kohës së sundimit të Millosheviqit. Në takim ka qenë i pranishëm edhe Avenir Peka, ish zv.ministër për punë të Brendshme në Shqipëri, në

kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër i Shqipërisë”, thuhej në artikull. Por mediat maqedonase kanë hedhur aludime dhe për një takim të kryespiunit maqedonas me Ilir Metën. Në prill të këtij viti, Meta bëri një vizitë të beftë në Maqedoni dhe analisti i gazetës “Lajm”, Gafurr Adili në një analizë të publikuar në gazetë me titullin “Çka po ‘gatuan’ z. Ilir Meta?!”, theksonte se Meta ka takuar jo vetëm Ali Ahmeti, por edhe ish shefin e Policisë Sekrete Sasho Mijallkovin dhe Mulla Sulën e BFIM-së. “Disa ‘gojëkëqinj’ thonë se, z. Meta erdhi që t’i ‘koordinojë’ pazaret e koalicionit DUI-VMRO për ta destabilizuar FYROM-in, si mënyra e vetme që mafia politike në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup të shpëtoje nga vetingu (në Tiranë), nga Gjykata Speciale (në Prishtinë) nga dhe Prokuroria Speciale (në Shkup); Ndërsa, disa ‘gojëkëqinj’ të tjerë thonë se, z. Meta kishte ardhë për të lobuar që në zgjedhjet e vitit të ardhshëm (2019) Ali Ahmeti të kandidojë për President të FYROM-it”, ka shkruar Adili në gazetën “Lajm”. Pra duket se rënia e kryespiunit maqedonas, është një goditje për të gjithë njerëzit e lidhur me GRUEVSKIN.A