Shkencëtarët kanë krijuar për herë të dytë një embrion hibrid mes njerëzorit dhe kafshës. Ky është rezultati i punës disavjeçare i studiuesve amerikanë.
Grupi i shkencëtarëve të Universitetit të Kalifornisë, që një vit më parë ndërtuan embrionin hibrid mes derrit dhe njeriut, njoftuan në një takim të “Shoqatës Amerikane të Shkencave të Avancuara” se kanë arritur të ndërtojnë një embrion hibrit mes njeriut dhe deles.
Sipas tyre, 1 në 10 mijë qeliza të embrionit janë njerëzore, pjesa tjetër janë të deles. Embrioni u shkatërrua pas 28 ditësh, por rezultati, thonë shkencëtarët, është fantastik.
“Është një hap gjigant përpara për të mundësuar rritjen e organeve njerëzore tek kafshët dhe më pas përdorimin e tyre për transplant tek njeriu”, thonë ata.
Kjo metodë, sipas Universitetit të Kalifornisë, eleminon dy rreziqet kryesore që hasen deri më tani. Së pari, është refuzimi i organizimit të njeriut ndaj organit të transplantuar të marrë nga një kafshë dhe së dyti, mundësia që njeriu të infektohet me viruse të forta që bartin kafshët.
Gjithsesi, për të arritur deri në këtë pikë do të duhen ende disa vite të mira punë.