osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Plas në PD, kush janë besnikët e Berishës që dalin kundër Bashës, ç’ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

Plas në PD, kush janë besnikët e Berishës që dalin kundër Bashës, ç’ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

Grupi Parlamentar i PD ka diskutuar në mbledhjen e fundit procesin e zgjedhjeve brenda partisë. Krahas kësaj është marrë vendimi për të mbledhur Kuvendin Kombëtar më 15 dhjetor për të përmbyllur procesin e saj të organizimit. Vendimi është marrë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, pas mbledhjeve të zhvilluara me kryesinë e PD-së.

Përmes një urdhri të brendshëm, Basha ka urdhëruar që këtë fundjavë, në të gjithë vendin, PD të zhvillojë zgjedhjet për kryetarët e degëve në mënyrë që një muaj më pas secili prej të zgjedhurve të ketë të drejtë vote në Kuvendin e PD-së.

Sipas burimeve nga PD, pjesa më e madhe e të deleguarve për procesin e ristrukturimit kanë depozituar në selinë blu propozimet për kryetarët e degëve, ndërkohë që ditën e shtunë dhe të diel do të zhvillohen zgjedhjet e brendshme. Pas zgjedhjes së drejtuesve në seksione dhe grupseksione, përzgjedhja e drejtuesve të rinj të degëve do t’i hapë rrugë krijimit të ekipit të ri të PD-së, që do të jetë në krah të Bashës për t’u kërkuar shqiptarëve votën në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe ato parlamentare.

Mandati i Kuvendit Kombëtar të PD-së ka mbaruar në shtator të këtij viti, ndërkohë që në fund të këtij muaj skadon edhe mandati i dy nënkryetarëve, Edi Paloka dhe Edmond Spaho, dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani. Kuvendi Kombëtar i PD-së që do të zhvillohet në 15 dhjetor, do të jetë zgjedhor dhe në të do të votohen anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

Do jenë anëtarët e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të PD-së, ata që me votën e tyre do të përcaktojnë sekretarin e ri të PD-së, nënkryetarin dhe kryesinë e re të demokratëve. Por vendimmarrja për të organizuar zgjedhje të brendshme në parti nuk ka kaluar me një dakordësi të plotë në kryesinë e PD-së.

DEBATET

Burime nga selia blu sqarojnë se gjatë mbledhjeve të zhvilluara këtë fundjavë, një pjesë e deputetëve demokratë janë shprehur kundër zhvillimit të këtij procesi përpara zgjedhjeve vendore. Sipas të njëjtave burime, Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, deputetët Aldo Bumçi, Flamur Noka dhe Oerd Bylykbashi kanë folur për një efekt boomerang që mund të ketë një proces i brendshëm zgjedhor në një kohë që vetëm tetë muaj më vonë do të jemi përballë zgjedhjeve vendore.

Duke e mbështetur riorganizimin e partisë, deputetët dhe ish-ministrat demokratë kanë listuar risqet për krijimin e pakënaqësive që mund të sjellin zgjedhjet e brendshme në këtë moment. Përballë këtyre zërave kanë qenë zëdhënësja e Grupit të PD-së, Grida Duma, Sekretari i Grupit të PD-së, Ervin Salianji dhe nënkryetari i Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Këta të fundit e kanë cilësuar të domosdoshëm përfundimin e riorganizimit të brendshëm në PD për të dalë përballë shqiptarëve me ekipin e ri dhe për t’i dhënë fund çdo aludimi për mungesën e zgjedhjeve në PD.