osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Komisionit të Venecias i “ikën truri”, Agron Kuliçaj figuron “ideator dhe ekspert” i draftit “Basha”, për “Veting” në politikë

Komisionit të Venecias i “ikën truri”, Agron Kuliçaj figuron “ideator dhe ekspert” i draftit “Basha”, për “Veting” në politikë

Fakti, që një ish-drejtues policie dhe drejtues bandash korrupsioni, krimi e trafiqesh, damkosur me 12 akuza të rënda nga SHBA, i jepet posti i lartë “Kryekëshilltar i Grupit Parlamentar të PD në Kryesinë e Kuvendit dhe Kryesinë e partisë”, tregon se kjo parti, vazhdon të komandohet nga bandat

Një skandal tjetër, ka dalë nga “kuzhina” e opozitës, lidhur me draftin e famshëm “Basha”, për bërjen e “Veting”-ut në politikë, të cilin mazhoranca, refuzoi ta kalonte në seancë parlamentare, por e adresoi në Komisionin e Venecias, për certifikim, ose jo!

Sipas informacionit, Komisioni Venecias, i ardhur posaçërisht në Tiranë, për projekt pastrimi të politikës nga krimi, ka shprehur habinë, që Agron Kuliçaj figuron nismëtar, ideator dhe pjesë drejtuese, e ekspertëve të grupit të punës, për hartimin e draftit të PD, për “Veting” në politikë.

Komisioni Venecias që erdhi në Tiranë, ka kërkuar të dijë nga përfaqësia e PD, se me ç’tagër është përfshirë Agron Kuliçaj, në pjesën kryesuese, të grupit të punës, që ka ideuar dhe hartuar këtë draft anti-krim, mbasi sipas tyre, ai është një ish-drejtor i lartë policie, emër i skeduar nga DEA dhe agjencitë e tjera të BE, si pjesë drejtuese e botës së krimit-shtetëror dhe trafiqeve ndërkombëtare!

Ky skandal, nuk ka qenë i panjohur, por është lejuar të ndodhë, nga konformizmi prej frikës së spastrimeve, mbasi sipas një deputeti të PD, drafti “Basha” për “Veting” në politikë, nuk është diskutuar fare, në grupet parlamentare të PD, LSI e PR, por ka ardhur “kallëp” i gatshëm.

Deputetët e opozitës, vetëm sa e kanë firmosur formalisht, në mbledhjen ku teksti, u lexua nga Oerd Bylykbashi.

Të gjithë kanë shprehur habi të heshtur, kur kanë parë, që në grupin nismëtar, në grupin e punës dhe në grupin e punës, kanë parë emrin e Agron Kuliçajt, si ekspert konsulent i grupit parlamentar të PD, për hartimin e Draftit.

Faktikisht, “çiftelia” e krimit Agron Kuliçaj, u emërua në këtë detyrë në tetor 2013, me propozim të 5 deputetëve Berisha, Paloka, Noka, Vokshi, Ristani dhe, me miratim të Ilir Metaj si Kryetar Kuvendi, për ta shpëtuar nga drejtësia, mbasi emri i tij ishte skeduar nga SHBA, si “shef” trafiqeshm droge e armësh, deri vrasje krye-komisarësh policie e dëshmitarësh të Gërdecit.

Zëra brenda PD, thonë se Agron Kuliçaj (Trebicka-Çekaj), ka marrë fuqinë e plotë nga Berisha e Basha, të “orientojë” jo vetëm politikat e grupit demokrat, por “menazhon me mirëkuptim” qëndrimet e deputetëve të kësaj partie, që për çdo rast të jenë me “pikë e presje”, në unison me linjën “Berisha-Basha”, duke thënë vetëm “Amin”.

Ndaj dhe Komisionerët e Venecias që erdhën në Tiranë, janë çuditur, që një parti politike e cila pretendon pushtetin dhe kërkon e premton pastrimin e politikës nga krimi, harton drafte “Veting”-u, me personazhe të botës së krimit.

Ja 6, nga 12 akuzat ndaj Agron Kuliçajt, me detyrë Kryekëshilltar i Grupit Parlamentar të PD, në Kryesinë e Kuvendit

Akuza e SHBA: Kuliçaj në shërbim të krimit, dekonspiures i aksioneve të policies, duke përmendur, rastin e aksionit të dështuar, për arrestimin e Dritan Dajtit, ku u vranë 4 policë.

Akuza e faktuar, nga ish-kryepolici Shemsi Premçi, se Agron Kuliçaj ish-dejtor policie, pengonte, udhëronte, kërcënonte dhe shkarkonte, shefat e policisë, që pengonin mafien e kromit dhe bakrit.

Akuza me etiketimin “Grupi çiftelia”, ku Kuliçaj është skeduar, si skenarist dhe mbështetës policor, në vrasjes e kryekomisar Dritan Lamajt dhe dëshmitarit të Gërdecit.

Akuza e bërë nga deputeti Tom Doshi, sipas të cilit, drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, me urdhër të Sali Berishës, ka torturuar njerëz nëpër burgje, për t’i detyruar të bëhen dëshmitarë të rremë, për të fshehur krimet e klikës “Berisha-Meta”.

Ish-ministri Dritan Prifti, ka akuzuar me fakte Agron Kuliçajn, si pjesë drejtuese e kontrabandës të naftës “Virgine”, me mesazhe konkrete nga Inspektorati i Naftës-Fier.

Kushëriri i tij Arbër Çekaj (Kuliçaj), pas arrestimit në Gjermani, për 613 kg drogë, ka nxjerr emrin e Agron Kuliçajt, si “shef” i vjetër, i këtij trafiku droge, nëpërmjet firmës së bananeve “Arbër Garden”./Pamfleti