osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pasuria e tij ‘pushtoi’ gjithë BE-në dhe preku Panamanë! Kushëriri i Gruevskit ‘koka’ e tmerrshme e Evropës, si e ndërtuan piramidën korruptive!

Pasuria e tij ‘pushtoi’ gjithë BE-në dhe preku Panamanë! Kushëriri i Gruevskit ‘koka’ e tmerrshme e Evropës, si e ndërtuan piramidën korruptive!

Sasho Mijallkov rezulon me një pasuri të frikshme, pasi ka ‘pushtuar’ me biznese: vila luksoze, apartamente e kompani ndërtimi gjithë Evropën, madje pasuria e tij arrin deri në Panama

Policia dhe Shërbimi Sekret i Maqedonisë arrestuan mbrëmjen e sotme një ndër njerëzit më të pushtetushëm dhe të rrezikshëm në vend. Në pranga ka ish-kreu i Shërbimit Sekret të Maqedonisë, Sasho Mijallkov, i cili është i lidhur ngushtë me ish-kryeministrin e arratisur, Nikola Gruevski. Mijallkov u kap në një hotel në Shkup, ndërsa akuzohet për një sërë akuzash të rënda, si keqpërdorim pushteti, korrupsion dhe shkelje të tjera ligjore.

Por kush është ish-kreu i Shërbimit Sekret, Sasho Mijallkov, kushëriri i Gruevskit?

‘Pamfleti’ bëri një gërmim në ‘Google’ rreth figurës dhe pasurisë së ish-kreut të Shërbimit Sekret, ku zbuloi të vërtetën shokuese mbi pasurinë e tij. Sasho Mijallkov rezulon me një pasuri të frikshme, pasi ka ‘pushtuar’ me biznese: vila luksoze, apartamente e kompani ndërtimi gjithë Evropën, madje pasuria e tij arrin deri në Panama.

Detaje mbi pasurinë e tij

Projekti për raportim të krimit dhe korrupsionit The Organized Crime and Corruption Reporting Project (OCCRP) së bashku me NOVA nga Maqedonia dhe Qendrën për gazetari hulumtuese nga Çekia zbulojnë se Mijallkov ka investuar miliona në patundshmëri të shtrenjta në Pragë.

Mijallkov apo ish-shefi i Drejtorisë për zbulim dhe kundërzbulim ka një numër të madh të investimeve të paparaqitura. Si zyrtar publik ai është i obliguar ta paraqesë pronën e tijë në Komisionin për anti-korrupsion.

Prona në Pragë

Ai ka në pronësi një apartament në Pragë në qytetin e vjetër dhe aksione në një kompani në Republikën Çeke, disa prej tyre edhe të shitura. Hulumtuesit gjetën edhe më shumë se 2 milionë euro patundshmëri të vlefshme të regjistruara në kompaninë e tij, si dhe në emrin e tij personal, që ai do të duhej t’i paraqesë.

Apartamenti i Sasho Mijallkov në qendër të Pragës

Dokumentet e pronësisë në Republikën Çeke tregojnë se ai posedon 15 mijë metra katror tokë ndërtimore në lokalitetin Vellesllavin, vend i cili vlerësohet të ketë vlerën e rreth 1 milion dollarëve. Ai gjithashtu posedon një apartament në vendin Mikle.

Mijallkov gjithashtu është i lidhur në rrjetin e kompanive dhe nëpërmjet tyre edhe me biznesmenë të njohur të huaj, që janë kundër ligjit.

Bizneset në Evropë

Mijallkov karrierën e tij e ka filluar në administratë në vitin 1998, duke ndjekur hapat e babit të tij, Jordan Mijallkov, i cili ishte ministër i parë i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e pavarur. Babai i Sasho Mijallkov vdiq në një aksident trafiku në vitin 1991.

Sasho ndjek hapat e babit edhe në biznes. Karriera e tij në postin e Drejtorit të kundërzbulimit arriti kulmin kur në pushtet erdhi VMRO-DPMNE, ku sipas ekspertëve u formua treshja më e fortë Sasho Mijallkov, kushëriri i tij, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, dhe kumbari i kryeministrit, Zoran Stavrevski, ku shpesh edhe quhet si ‘familja’.

Kompanitë në Republikën Çeke

Mijallkov e ka rihapur kompaninë në Republikën Çeke në vitin 1993 së bashku me vëllain e tij. E quajnë ‘Mijakov s.r.o’ dhe më vonë e riemëruan ‘Efishensi s.r.o’, që merrej kryesisht me patundshmëri. Nga viti 2008, Mijallkov është pronar i vetëm i kompanisë. Kjo kompani posedon edhe apartament në qendër të Pragës.

Kjo pronë, sipas kadastrës së Republikës Çeke, është blerë në vitin 2001, ndërsa vlera e saj vlerësohet të jetë 235 mijë dollarë. Si pjesë e ‘Efishensi’ është edhe kompania ‘Stajl Feshn s.r.o’, ‘Mirtlanis’, dhe kompani e cila deri pak kohë më parë ishte në pronësi të Mijallkov ‘Tasiga Korp’ nga Panama.

Kompania e katërt ‘Servis Point MM s.r.o’ është likuiduar në vitin 2013, pasi kjo kompani arriti të ndërtojë 50 apartamente luksoze në Mihle në Pragë.

Vendi ku ndërtohen këto apartamente e siguron Mijallkov, investimi është me vlerë prej 500 mijë dollarëve. Mijallkov posedon edhe apartament të vetin në këto ndërtesa që nuk është regjistruar në komision. Kompleksi i ndërtuar nga Sasho Mijallkov dhe Sparavallovci ku Mijallkov posedon dy apartamente një në katin e 3 një të 4.