Shqipëria ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Uellsit. Ekipi i Christian Panuccit bën autokritikë pas humbjes kundër Skocisë me rezultatin 0-4. Në stadiumin “Elbasan Arena” pamë një ekip tjetër në fushë, me më shumë grintë dhe dëshirë. Rikthimi i Hysasjt dhe Bashës na dha më shumë siguri.
Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërsa në të dytën ishte një penallti që vendosi ndeshjen. Një nga mbrojtësit e Uellsit pengon në zonë Taulant Xhakën dhe gjyqtari akordon penallti. Sulmuesi Bekim Balaj nuk gabon kundër portierit kundërshtar duke e pushur topin në rrjetë për 1-0 në minutën e 67′.
Deri në fund uellsianët u munduan të reagojnë, por nuk ia dolën. Bale del kokëulur nga fusha, Panucci mund të shpresojë.