Është dëshmija e një vajze nga Durrësi, e cila pretendon se ka parë këngëtarin e tallavasë, “Renin e Elbasanit” në një lokal në qytetin bregdetar. Renato Hamza rezulton prej 4 vitesh i zhdukur, ndërsa familja, bashkëshortja dhe vajza e tij 4-vjeçe, nuk dinë asgjë për fatin e të riut, i cili sot është 24 vjeç. Dëshmia e vajzës që pretendon se ka parë Renaton u transmetua ekskluzivisht në emisionin “Pa Gjurmë”..
Sipas kësaj dëshmie, Renato është parë në shtator të këtij viti. Në videon e publikuar nga “Pa Gjurmë” vihet re që Renato është i shoqëruar nga një femër në ambientet e një diskoje verore në një prej plazheve të Durrësit. Ajo thotë se ka pyetur pronarin dhe kamarierin e lokalit nëse është ky Reni i Elbasanit i zhdukur, por përgjigja që ka marrë ka qenë: “Po ai është, por mos trego, ndryshe je i fikur”.
Dëshmitarja për stafin e “Pa Gjurmë”: Është ky (tregon videon). Më ka shërbyer kafen. Dhe i kam thënë ti je Renato? A e di që të kërkon familja? Por më është përgjigjur: Ata e dinë shumë mirë pse nuk shkoj unë në familje.
Stafi i “Pa Gjurmë” ka shkuar në Durrës në lokalin ku dyshohet se është parë Renato. Por lokali ishte i mbyllur. E pranishme në emisionika qenë nëna e Renit u shpreh se në profil personi në video ngjason me djalin e saj. Apeli i saj ishte që i biri të kontaktojë me familjen e tij dhe t’u thotë të paktën se është gjallë.
Renato rezulton i humbur që prej 29 qershorit të vitit 2014. Pasi realizoi një klip me këngëtarin Shpat Kasapi, i riu është zhdukur pa lënë gjurmë.