Pasi u vu në qendrën e një skandali erotik, ku nuk mohoi as pohoi përfshirjen e saj, deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma prej 5 ditësh ndodhet në Korenë e Jugut ku po zhvillohet edhe mbledhja e Forumit të Lidershipit.
Madje deputetja Duma nuk e ka humbur mundësinë të shfaqet në foto me kongresmenë dhe politikanë botërorë, ndërsa ka mbajtur edhe një fjalim ku ka folur për gjendjen aktuale të politikës në Ballkanin Perëndimor.
“Në momentet aktuale agenda politike e Ballkanit Perëndimor është lufta kundër korrupsionit dhe një reformë gjithëpërfshirëse në sistemin e drejtësisë. Kjo axhendë zhvillohet në një musus të shoqëritë e këtyre vendeve të cilat besojnë më pak në klasën e tyre poltike.
Pasojë e këtij mosbesimi, është edhe fakti famëkeq që vota e lirë mund të tenderohet në një treg shit blerje ç’ka veç dëmit politik dhe social është një dëm i madh i lirisë së njeriut, vota është liria për të vendosur tenderimi i saj është vulosja e fatit të paravendosur.”- ka thënë ndër të tjera Duma.