Dënohet shoferi polak që me 11 nëntor të këtij viti u ndalua në terminalin e tragetit me tetëmbëdhjetë shqiptarë të fshehur në rimorkion e kamionit të tij.
Ai është dënuar me një dënim me kusht, në kohëzgjatje prej një viti, shkruajnë mediat franceze.
Shtetasi polak 20-vjeçar, me emrin Piotr, të mërkurën e kaluar është paraqitur në procedurë të menjëhershme gjyqësore.
Ai është dënuar pasi në rimorkion e tij kishte transportuar tetëmbëdhjetë shqiptarë, duke përfshirë një të mitur, të gjithë të fshehur dhe të grumbulluar në një kuti të vogël druri.
Më 11 nëntor, polaku u arrestua në portin e Loon-Plage. I riu, i punësuar enkas për këtë për këtë udhëtim, pranon të ketë vërejtur diçka të dyshimtë, por kurrë nuk e kishte imagjinuar se mund të ishin njerëz brenda kamionit.