Shumica e shteteve të botës, i kanë makinat e tyre me timonin të pozicionuar në anën e majtë të tyre
Në Angli, Australi, Japoni dhe disa vende në Afrikës jugore, veturat drejtohen në krahun e majtë, me timonin e vendosur në të djathtë:duke qenë se bëhet fjalë për një pakicë jo të vogël (rreth 30 përqind e drejtuesve të veturave në botë), ekziston një mendim i përbashkët se këto vende e kanë ndryshuar qëllimisht drejtimin për të dalë nga turma.
Megjithatë në realitet, nuk ishte Anglia ajo qe e ndryshoi anën e shoferit, por 70 përqindëshi tjetër i botës!
Zgjedhja për të drejtuar veturën në të majtë, e gjen origjinën e vet në dy shpjegime, një historik dhe tjetri shkencoro/mekanik:që në Mesjetë, ushtarakët kanë qenë të detyruar të mbanin anën e majtë, në mënyrë që të kishin mundësi të nxirrnin shpatën (e cila mbahet në anën e majtë) me dorën më të fortë, që është e djathta.
Një zakon ushtarak bëhet më pas detyrues pas kërkesave këmbëngulëse të Papa Bonifacit VIII: shekuj më vonë do të jetë revolucionari Robespier ai që do e thyejë këtë rregull, duke revolucionarizuar drejtimin e udhëtimit në shenjë proteste kundër Kishës.
Vetë Napoleoni ruajti zakonin e drejtimin të udhëtimit në të djathtë:duke qenë vetë mëngjerash, përfitimet ushtarake ishin shumë të dukshme.
Shpjegimi më teknik ka të bëjë me formën e veturave të para:freni i dorës në fillim u vendos në pjesën e jashtme të anës së djathtë, çka bëri të nevojshme pozicionimin e timonit dhe shoferit në të njëjtën anë. Me përparimin teknologjik, freni i dorës zhvendoset brenda në veturë, në një pozicion qendror:për të inkurajuar përdorimin e dorës më të fortë (të djathtës) vendi i shoferit lëvizi në të majtë.