Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vijuar gjatë këtyre ditëve të zhvillojë takime dhe të sqarojë shumicën dërrmuese të banorëve të zonës së Astirit, që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe.
Madje, ajo ka publikuar edhe listën me të gjithë emrat e pronarëve që janë pritur personalisht nga drejtori i ARRSH, Afrim Qendro, të cilët kanë marrë informacionin e duhur dhe janë sqaruar për hapat që duhet të ndjekin për t’u shpronësuar.
Por, ndonëse shumica e banorëve i janë përgjigjur ftesës së ARRSH-së për të biseduar dhe kanë qenë bashkëpunues, një pjesë shumë e vogël e banorëve, të nxitur nga Partia Demokratike kanë bllokuar sërish rrugën, duke shkaktuar një trafik të madh për pjesën tjetër të qytetit, çka acaruar jo pak qytetarët e Tiranës.
Mësohet se drejtuesit e Partisë Demokratike për degën e Njësisë nr.6 në Kombinat kanë marrë përsipër detyrën që mbajnë gjallë protestën dhe me mbështetjen e një grupi të vogël banorësh po mundohen që të bllokojnë çdo ditë Unazën e Madhe dhe të refuzojnë zgjidhjet e ofruara nga institucionet shtetërore.
Për të lexuar listën e banorëve që janë pritur kliko KETU