Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, po mbante një konferencë shtypi gjatë së cilës u përplas me politikat e Obamës, por të gjithë po shihnin dikë tjetër.
Ndërsa fliste për një një program tjetër shëndetësor, ndryshe nga “Obama Care” e kishte mbushur skenën mbrapa tij me mbështetësit e tij.
Por, ndërsa presidenti amerikan vazhdonte me ligjërimin e tij, njerëzit ishin përqendruar tek një vajzë mbrapa krahëve të tij. Më konkretisht tek vetullat e saj.
Gruaja tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut pasi vetullat e saj sa të holla aq edhe të çuditshme dukeshin si të vizatuara nga një fëmijë.
Fotot e saj u kthyen mjet argëtimi në rrjetet sociale ku postimi ka grumbulluar më shumë se 400 komente, me njerëz që i krahasojnë vetullat e saj me çdo gjë, që nga logoja e Nike deri tek ekuacionet matematikore.
Një përdorues shkruante:
Asgjë për politikën, thjesht donte të theksonte vetullat e kësaj gruaje”.
Një tjetër shkruante:
Ja çfarë të ndodh me fytyrën kur përpiqesh të kuptosh atë që po thotë Trump.”