Prej 6 javësh, “nëna” e korrupsionit dhe pastrimit të parave në drejtësi, me transaksione e biznese fiktive, gjendet në Gjermani, pasi krye-horri i KLD dhe Presidencës, i dha 2 vjet leje lindjeje, me qëllim që ta vononte e shmangte nga “Veting”-u
Tre ditë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), njoftoi shortin, me emrat e 36 gjyqtarëve, që do kalojnë në sitën e “Veting”-ut, listë e cila, kryesohet nga “çeta” me 6 anëtarë të KLD, mes tyre edhe “profesori” i Jurispudencës Europiane, Gjin Gjoni.
Prej 6 javësh, “nëna” e korrupsionit dhe pastrimit të parave në drejtësi në drejtësi me biznese fiktive, Gjini i KLD, i Gjykatës së Apelit-Tiranë dhe i Kolegjit Zgjedhor, gjendet në Gjermani, pasi krye-horri i KLD e Presidencës Ilir Metaj, i dha 2 vjet leje lindjeje për kujdestari fëmije, mbasi bashkëshortja e tij, merret me “biznes të pastër”, së bashku me ish-bashkëshortin e saj.
Mirëpo, lajmet nga “çeta” e KLD, kanë bërë më dije, se Gjin Gjoni, nuk do të paraqitet personalisht para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), por me një përfaqësues ligjor, që thuhet se është familjari i një bosi të drejtësisë, “mjeshtër” për pazaret që e kthejnë “lumin përpjetë”.
Siç kuptohet, “mami” Gjini, nuk do të paraqitet para komisionit të “Veting”-ut, për të mos u përballur direkt, me ndyrësitë dhe hajdutëritë gjigande, që ka bërë në 24 vitet në sistemin e (pa)drejtësisë, duke dërguar këtë justifikim: – “Jam me fëmijë të vogël, nuk mund ta lë vetëm”.
Kjo është një përpëlitje tjetër e Gjin Gjonit, për t’i shpëtuar “fshesës” së vonuar e të merituar të “Veting”-ut, që do ta nxjerr përfundimisht nga sistemi i drejtësisë, si një gjyqtar të korruptuar e të lidhur fuqishëm, me botën e krimit.
Kujtojmë, se një përpjekje të tillë qesharake, për t’iu shmangur procesit të “Veting”, ai e bëri 6 javë më parë, dukë përdorur “çetën” e KLD dhe krye-horrin e saj, Presidentin Ilir Metaj, i cili i miratoi 2 vjet leje lindjeje, me qëllim, që ta vononte e shmangte nga “Veting”-u.
Mirëpo, “ora” e përballjes me zullumet që ka bërë, erdhi e do t’ia bëjë “Tik-Tak”, paçka se “mami” Gjin Gjoni, nuk do paraqitet përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), siç veproi edhe Adriatik Llalla, miku dhe ortaku i tij, në pastrim parash krimi e korrupsioni./Pamfleti