osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Negativiteti i frymës

Negativiteti i frymës

Nuk mjafton të jetosh nën një qiell me diell dhe mbi një tokë të pasur dhe të çmuar. Këto i ka Shqiperia jonë. Duhet të ngrihet një frymë tjetër, fryme besimi, ndryshe nga fryma gjithandej negative. Kjo fryme negative ka sjell frikën, pastaj frika sjell zgjidhjet e gabuara, ndërsa kreativiteti dhe liria humbasin dhe zbehen.Qarkullon ideja dhe mendimi se kriza në SHBA erdhi për faktin se amerikanët u frikësuan plot tetë vjet, se do ti sulmojë dikush. Për këtë arsye njerëzve u bllokuan kreativitetin.
Vijmë në terenin social politik shqiptar.

Për një vend e popull si ne duhet ndjekur fryma e optimizmit. Të flitet sa më pak për atë që nuk duam, dhe sa më shumë për atë që duam dhe dëshirojmë në të vërtetë. Dikur në filozofinë e para viteve ’90, na thuhej, me shumë të drejtë, se është përcaktues roli i individit në histori, ose më saktë roli i liderit. Këtë e vërtetoi koha. Vitet e tranzicionit, treguan se mbi ne erdhën lidera që në vënd të dritës shikonin terrin. Në shkencën e fizikës nuk ekziston koncepti i territ, por vetëm mungesa e dritës. Frikën, pasigurine,nervozizmin, negativitetin e krijon terri dhe natyrshem ose artificialisht vjen kriza. Për të sjellë frymën e shpresës, as për krizën nuk duhet të flitet deri aty sa të frikësohen njerzit, konsumatorët, bizneset, lindshmëria e fëmijëve, ritja e emigracionit.

Lideri në fakt duhet të jetë i atij soji, që të dijë ato që dimë ne, por të dijë edhe ato që nuk dimë ne, dhe ti mbajë për vete kur ato janë halle. Ndryshe ti hedhësh ato si lajme, është njësoj sikur të hedhësh ujërat e nxehta mbi njerzit e pambrojtur dhe lëkurën e tyre të rjepur, për shumë arsye të tjera… Lideri duhet të jetë i përgjegjshëm në atë kuptim, që të ofrojë përgjigje dhe zgjidhje. Na duhet vetëm vizioni i mirë. Kaq. Pastaj të prekim rezultatin. Por të flasësh kohë pas kohe për paketa taksash fiskale, luftën kundër drogës, korupsionin, vrasjet, ti dëgjosh nga mëngjesi, deri natën vonë, është njësoj si t’i flasësh tashmë një populli të vdekur! Sepse një popull totalisht i drobitur, i dërmuar , eshte i vdekur! Aq sa nuk mundet të mbajë akoma dhe ende.

Kjo frymë negative, stresante, nuk përballohet nga shpatulla të njoma si tonat, kjo është peshë për mamutha! Kjo sikur të hedhësh me duart e tua vendin dhe shoqerinë në gropën fatale të krizes së besimit. Shoqërite e drobitura, duan qeveri te urtë, që punon pa bujë dhe sjell projekte të mëdha për të inkurajuar shpresën dhe sigurinë për jetën. Jo cdo transparencë politike është e kërkuar dhe e dobishme. Fjala vjen, kujt i shërben një seancë parlamentare e të enjtes, ku sytë e mendjes prekin fundin e turpit, dhe zemrën e pushton dëshpërimi ?

Pastaj po këta, dalin e thonë se shqiptarët po ikin! Vetëdija kolektive, në vend që të mbetet e patrazuar nga energjia e ligë, pra të mbetet e paqtë së brëndshmi, dhunohet nga jashtë, mbetet e orientuar nga pasiguria dhe kriza, e cila shpesh, më shumë është në mendjet tona, sesa në realitet. Kemi nevojë për frymën e paqtë, larg zhurmës neveritëse, që ngjajne si klithma neurotike, stonatura e hoxhëve, pa kënduar natyrshëm, madje edhe vetë këngën gjeli.

Duam frymën e natyrshme, atë të këngës së gjelit, që e ka krijuar Zoti, jo atë të hoxhës që me trurin delirant krijoi zgjimin e dhunshëm! Udhëheqësit e dobët kërkojnë dhunën, për të mbuluar dështimet, humbjet dhe mossuksesin e tyre, ndërsa udhëheqësit e mëdhenj fajësojnë vetëm veten!/ Fb/Xh.London