Drejtor Xhika i familjes presidenciale doli “i pastër”. Po 50 milionë eurot kush i vodhi e në cilën vilë u çuan?
Një skandal tjetër i rëndë, ka dalë nga zyrat dhe sallat e gjyqeve penale, ku komandojnë akoma bandat e (pa)drejtësisë shqiptare, të cilat duhen shporrur urgjent, me listë e jo me procedura, referuar vetëm pasurive të tyre, të vëna me vendime të tilla kriminale.
Me një vendim absurd, Gjykata e Kriminalizuar e Krimeve të Rënda ka shpallur “mos-kompetencën” për ish-Drejtorin e Përgjithshme të Rrugëve, Dashamir Xhika, prangosur, liruar e prangosur, me akuzën e korrupsionit shtetëror, në vlera të madhe financiare të fondeve publike, me pasojë ndërprerjen e investimeve dhe shkatërrim të objekteve të ndërtuara.
Sipas vendimit të gjykatës, ish-drejtori LSI-st, Dashamir Xhika, ka dalë “i pastër” nga akuza për korrupsionin 50 milionë Euro, të zhdukura nga fondet e rrugës Tiranë-Elbasan dhe tani aukzohet vetëm për “shpërdorim detyre”.
Mirë që drejtorin e familjes Presidenciale e nxorrët “të pastër”, por keni detyrimin ligjor të zbuloni dhe tregoni se kush i vodhi 50 milionë eurot taksa shqiptarësh dhe, në cilën vilë në Lalz, kanë përfunduar?/Pamfleti