Gjykata e Krimeve të Rënda shpall moskompetencën për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan. Mësohet se dosja do të kalojë tashmë në Gjykatën e Tiranës.
Ndërsa ish kreu i ARRSH Dashamir Xhika, i pandehur për këtë çështje do të lirohet nga akuza e korrupsionit. Xhika do të akuzohet vetëm për ‘shpërdorim detyre’.
Në pushtetin PS-LSI, po me prozim të Haxhinastos Xhikën e emëruan, Drejtor të Përgjithëm të Rrugëve dhe kandidat për deputet në Elbasan.
Ndërsa në opozitën PD-LSI, Iliri dhe Monika e futën në burg, për të shpëtuar veten dhe Haxhinaston.
Por të trembur se mos u nxjerr sekretet ish-drejtor-sekseri i tyre Xhika po bëjnë çmos për ta nxjerrë të pafajshëm.
Tre zyrtarë, duke përfshirë ish Drejtorin Dashamir Xhika, dhe dy ish-drejtuesit e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, Albens Alite dhe Aksel Qurduka, u arrestuan disa muaj më parë, pasi akuzohen për korrupsion në lidhje me autostradën Tiranë-Elbasan.
Zyrtarët u kallëzuan nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri.
Ndërsa pak kohë më parë Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka liruar nga qelia ish-drejtorin e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, Aksel Qurduka.