Çdo fundjavë në emisionin “E diela shqiptare” transmetohet rubrika “Shihemi në gjyq”. Kësaj jave situata duket se i ka dalë jashtë kontrollit menaxhuesit të këtij programi, Ardit Gjebrea.
Në një lidhje telefonike që shtetasi Ferdinand bëri me avokaten Eni Çobani, për një problem për çështje parash, ka ndërhyrë edhe moderatori Gjebrea.
Telefonuesi nuk ka duruar dhe ka shpërthyer në ofendime ndaj Arditit. Ai fillimisht i thotë:
“Mos fol, nuk ke punë ti”. Pastaj ai i drejtohet Gjebreas me fjalët: Mos më mbëj dërr, dërr, mos më çaj by**ën”.