Një miku ynë, zyrtar i Ambasadës Shqiptare në Itali, pjesë e ekipit shoqërues, të delegacionit të vizitës së Presidentit Ilir Metaj në Kalabri, na njohu me një episod tepër interesant, që në përmbajtje e sjellje është komik, por “PAMFLETI” gjykon, se ia vlen të bëhet pjesë e vlerësimit publik.
Episodi është ky: – Në delegacionin shtetëror, që shoqëronte kreun e shtetit, në vizitën mes kalabrezëve, ishin edhe 2 zyrtarë të Presidencës, të cilët kishin detyrë, që në çdo takim zyrtar e bisedë të lirë me banorët, të propagandonin, se Ilir Metaj është politikani më me reputacion, më i ndershëm dhe më i dashur për shqiptarët në Shqipëri.
Disa nga banorët, krejt natyrshëm e të çuditur, reaguan, duke u thënë, se diplomatët shqiptarë të para disa viteve, që kishin shkuar për aktivitete e vizita zyrtare në rajonin e tyre, u kishin thënë, se politikani më humanist, me i nderuar, më i ndershëm dhe më i dashur për shqiptarët, ishte Sali Berisha.
Referuar këtij episodi, cilin mendoni, se nderojnë dhe duan më shumë shqiptarët, Sali R. Berishën, apo Ilir R. Metaj?/Pamfleti