osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Deputeti Hyseni i përgjigjet Berishës me disa akuza fakte: Mor komunist i poshtër pake rrjedhur krejt!

Deputeti Hyseni i përgjigjet Berishës me disa akuza fakte: Mor komunist i poshtër pake rrjedhur krejt!

Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni i është përgjigjur ish kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit publikoi një foto të Hysenit i cili ishte pritur në Ksamil nga Valbona Oruci, e cila është motra e Dino Muhaj i akuzuar për vrasje.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Hyseni shkruan se “c’faj ka Valbona mor komunist i poshtër, që ka mbi 30 vjet që ka krijuar familjen e saj, nëse vellai i saj madhor akuzohet për një vepër penale dhe akoma hetohet?!”.

“Plakut Mere digital, bashkë me kokrrat e tespieve që i kanë ikur të gjitha tashmë, i ka rrjedhur krejt edhe kokrra e fiqirit.

Nuk jam marrë me këtë Rigoleto, por kur përgojon (me gojen e tij të qelbur) një zonjë në punën e saj, smund të rri pa i kthyer përgjigje.

Po c’faj ka Valbona mor komunist i poshtër, që ka mbi 30 vjet që ka krijuar familjen e saj, nëse vellai i saj madhor akuzohet për një vepër penale dhe akoma hetohet?!

Se për shembull o Rigoleto, cfaj ka kunati jot që bën biznes për qef dhe akuzohet(s’di sa e vërtetë është) për porositje atentatesh, ndërkohë që ti akuzohesh publikisht se ishe shkaktar i 2000 vrasjesh në ‘97?!

Cfaj ka djali, vajza, apo dhëndërri yt që “me zor nxjerrin muajin” me miliona dollarë fitime, miliona metra katrorë tokë në emrat e miqve të ngushtë, ndërkohë që ti vrave 4 të pafajshëm në bulevard dhe plagose plot të tjerë?!

C’faj ka familja jote “bamirëse” që ti vret cdo ditë etikën, estetikën, kulturën dhe moralin me fjalët dhe veprimet e tua prej autiku politik?! S’po ja del dot me fonde të dyshimta pikturash që të shërojë autizmin tënd.

Pa folur pastaj se c’faj mund të kishte baxhanaku që ti “nuk e njohe dot” kur humbi jetën në Gërdec, ku u shfarosën 25 jetë njerëzore.

C’faj ka Shqipëria jonë, që falë parimeve demokratike dhe kushtetutës(që ti nuk doje të miratohej) i kërkon llogari personale vetëm atij që shkel normat penale apo shoqërore, por jo familjarëve sic bëje ti or tre herë Kryetari i Komitetit të Internimeve/Dëbimeve, katër herë(12 vjet) Sekretari i PPSH Spitalit Universitar, 23 vjet komunist i anëtarësuar në 8 Nëntor 1968.

C’faj ka kjo shoqëri që përpiqesh ta mbash peng ti dhe taborri jot, që ti kujton se je akoma Kryetar i Frontit Demokratik të Rajonit 3, apo kujton se gjykohen njerëzit si në Pleniumin e Komitetit të Partisë së Tiranës ku ishe 15 vjet anëtar.

E plot e plot të tjera o plak autik, që humbe shansin të ishe figurë historike dhe u katandise në mejhane shpifjesh dhe thashethemesh. U ktheve në gastor oborri si Rigoleto kurrizua (jo vetëm nga pamja fizike), ndërkohë historia të dha mundësinë(edhe pse e vodhe) të ishe Dukë.

P.S. E ke parasysh se si përfundon melodrama operistike për Rigoleton(shpresoj ta kesh lexuar Viktor Hugo apo të kesh parë operën e Verdit), ndaj kujdes kur përdor epitetet që s’kanë lidhje me mua, por me Gildën 😉 ….. etj. Dhe unë or Rigoleto, kur flas, flas me fakte 🎯, jo me akuza të stisura politikisht dhe as me thashetheme pazari.

Të rekomandoj që Rigoleton mos e shiko në mbrëmje se do të lejë pa gjumë”– shkruan Hyseni në facebook.