Disa emra të rëndësishëm që janë shuar, por qëdo mbahen mend gjatë nga publik. Roland Trebicka, Vaçe Zela, Liza Laska etj disa nga emrat e mëdhenj të kinematografisë shqiptare.
Jeta është një View Postrrugëtim sa i gjatë dhe i shkurtër për çdo njeri që është pjesë e kësaj bote. Dikush ikën duke lënë gjurmë të mëdha në vendin ku jeton, e dikush ikën si një njeri i thjeshtë e i zakonshëm. Ne jemi ndalur në këtë rubrikë duke ju sjellë në vëmendje disa nga emrat e rëndësishëm të filmit, muzikës dhe artit shqiptar, të cilët sot nuk jetojnë më, por që të gjithë ndjekin ende veprat që ato lanë pas
Roland Trebicka
Roland Trebicka lindi në Korçë në vitin 1947, ku kreu shkollën e mesme të përgjithshme “Raqi Qirinxhi”. Kur ishte i ri punoi si aktor në Estradën profesioniste te SHQUP (Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore) ose shkurt “Estrada e Ushtarit”. Kulmin e suksesit në publik e arriti me rolin e Jovan Bregut në komedinë Pallati 176.
Mjeshtria e tij në këtë rol ndikoi fort që komedia të thyejë të gjitha rekordet e mëparshme të shikueshmërisë. Edhe sot, me 500 shfaqje në shtatë vjet, me dhjetra transmetime TV dhe dhjetra mijë kopje videokasetash të shitura, “Jovan Bregu” është figura më popullore e skenës shqiptare, batutat e të cilit prej kohësh janë bërë pjesë e folklorit dhe zhargonit të sotëm. Karriera e Roland Trebickës si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961.
Ishte kjo përvojë që shënoi kursin që do të merrte më vonë jeta e djaloshit korçar. Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden Ëndërr për një karrige (Vaska) dhe Koncert në vitin 1936 (Nasi). Në vitin 2011 u sëmur rëndë nga një sëmundje në mushkëri që e detyroi të rrijë larg skenës rreth dy vjet. Është nderuar me titullin Artist i merituar dhe Qytetar nderi i Korçës. Vdiq nga kanceri në mushkëri më 6 mars 2013.
Fatos Sela
Fatos Sela ka kryer studimet e larta në Akademinë e Arteve Tiranë ku u diplomua si aktor. Karrierën e ka nisur si regjisor në RTV Shqipëtar (1972-1975). Nga viti 1975-1995 punoi si aktor e regjisor në teatrin Bylis të Fierit.
Ndër rolet më të spikatura të kësaj periudhe janë: “Dy krisma ne Paris”, “Zoti godet me puter”, “Kush e vrau Kastijin”, “Shtrigat e Salemit”, “Një letër e humbur”. Emërohet aktor i Teatrit Kombëtar në vitin 1995. Nder interpretimet e kësaj periudhe veçojmë rolet: “Armiku i Popullit”, “Xhaxha Vanja”, “Portreti i Dorian Greit”, “Pulëbardha”, “Streha e të harruarve”, “Tiranosauri”, “Pamje nga ura”, “Magjia e madhe”, “Franku i V” etj.
Aktorja Liza Laska (1926-2014) lindi në qytetin e Vlorës. Qysh në rini u dallua për talentin e saj dhe në vitin 1946 filloi punë në Teatrin Popullor në Tiranë. Më pas shkoi në Korçë, ku ishte aktore themeluese e teatrit profesionist të këtij qyteti, duke luajtur role kryesore, deri më vitin 1962. Nga ky vit ajo u bë një nga aktoret e para, që formuan trupën e Teatrit Profesionist të Vlorës.
Punoi aty deri sa doli në pension, duke qenë aktore e parë, edhe duke mbajtur peshën më të madhe të roleve femra, me mbi 60 role të tilla. Ka luajtur mbi 22 role në filma shqiptarë dhe mbi 100 role në teatër. Ka spikatur posaçërisht në rolet e nënave epike, që vuajnë dhe pësojnë halle e humbje të mëdha tragjike për bijtë e tyre të rënë për liri, po kështu, gra të vuajtura e fatkeqe, që durojnë me stoicizëm pasojat e një jete nën dhunë apo me liri të kufizuar: gra të emancipuara apo nëna e gjyshe të dashura.
Krahas roleve në teatër, Laska ka interpretuar edhe 13 role të ndryshme në kinematografi si; nëna te “Shtigje lufte” (1974), Mara te “Dimri i fundit” (1976), me të cilin ka fituar “Medaljonin e Festivalit”, pastruesja te “Lulëkuqe mbi mur” (1976), nëna e Belulit te “Guna mbi tela” (1977 etj.
Laver Bariu
Laver Bariu (1929-2014) lindi në Përmet. Në moshën 10-vjeçare ushtronte në shtëpinë e tij llahutën e të atit, Bariut, dhe luante edhe në shumë vegla popullore, ndër to edhe në fyejt metalikë që prodhoheshin dhe shiteshin në dyqanet e Korçës, aty ku ishte zhvendosur për të jetuar me familjen.
Përveçse ishte një mjeshtër i pakontestuar i klarinetës, Lavër Bariu kishte edhe hobi astronominë dhe parapsikologjinë. Ai gjithashtu ka kontribuar në krijimin e disa këngëve të reja të estradës shqiptare, përfshi edhe këngët më të fundit të këngëtares shkupjane Tuna. Ai tregoi që i vogël një dhunti natyrale për t’u marrë me veglat muzikore të thjeshta të cilat i sajonte vetë nga degët e pemëve apo edhe nga kallami i grurit etj.
Vaçe Zela
Këngëtarja Vaçe Zela (1939-2014 Bazel) u lind në Lushnjë. Ajo do të bëhej shumë shpejt artiste e njohur nga të gjithë. Për kohën kur ajo ngriti në këmbë një karrierë të shkëlqyer, kjo do të thoshte që Vaçe Zela të meritonte titullin “Artiste e Popullit”. Shumë e re Vaçe Zela prezantohet në festivalet e këngës së lehtë në Radio dhe më vonë në Radio-Televizion, që prej organizimit të parë të tyre në vitin 1962 dhe deri në vitin 1981, kur u largua nga skena si fituese e çmimit të parë.
Studioi për Art Dramatik, por iu kushtua këngës së lehtë dhe këngës së përpunuar popullore. Ka marrë pjesë në 26 festivale kombëtare, ku ka fituar 10 herë vendin e parë. Vaçe Zela ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit. Zërin e saj dëgjon në filmat “Në shtëpinë tonë”. Në vitin 2008, me rastin e 69-vjetorit të lindjes, Presidenti i Republikës Bamir Topi i akordoi titullin “Nderi i Kombit”./Nga Brunilda Gorovelli