Për Krishtlindje ne të gjithë duhet të ndihemi më të mirë dhe më të lumtur, të mblidhemi në familje, para pemës plot drita, të hapim dhuratat dhe të hamë drekën me gëzim. Por jo gjithmonë gjërat shkojnë kështu.
Nëse në shtëpi nuk ka fëmijë, të cilët me thjeshtësinë e tyre të pafajshme ndriçojnë atmosferën, festat transformohen shpesh në një tur stresues dhe të shtrenjtë, duke filluar nga dhuratat tek maratona ushqimore dhe orë e orë të gjata në shoqërinë e njerëzve që kemi shmangur me kujdes maksimal gjatë gjithë vitit. Megjithatë të zbulosh ngrohtësinë dhe ëmbëlsinë e Krishtlindjeve është shumë më e lehtë se sa mund ta imagjinoni!
Sindroma e krishtlindjeve – Para së gjithash, le të konsultohemi: nëse jemi nga ata që duan ta vrasin Santa Clausin dhe duan ta shohin atë të zhytet në akujt e Polit të Veriut me të gjithë veshjen e tij dhe kukudhët, jemi të paktën në shoqëri të mirë. Ka shumë njerëz që gjatë periudhës së Krishtlindjeve vuajnë nga melankolia dhe depresioni, ose të paktën ndihen më të stresuar se në periudhat e tjera të vitit.
Ky fenomen gjithashtu është studiuar disa vjet më parë nga psikologët dhe sociologët, të cilët flasin për një sindromë të vërtetë të Krishtlindjeve. Trishtimi që shumë njerëz ndiejnë në këtë periudhë vjen nga krahasimi midis situatës së tyre dhe asaj të të tjerëve, veçanërisht me skenat familjare të propozuara nga media dhe me stereotipet e reklamimit. Dhe kush nuk ka një rrjet të ngushtë dashurie, në këtë periudhë rrezikon ta ndjejë akoma më shumë mungesën.
Krishtlindje të lumtura! – Edhe në qoftë se kemi probleme, të paktën në këtë rast mund të bëhet shumë për të limituar dëmet dhe për ta jetuar këtë periudhë sa më mirë. Hapi i parë është një ekuilibër i ndershëm i ndjenjave tona, me sinqeritet dhe pa ndjenja faji: pse na shqetësojnë Krishtlindjet? Le të shohim një listë të arsyeve dhe kundërveprimeve të mundshme që duhen miratuar. Fjalët kyçe janë gjithnjë dhe në çdo rast: mos jepni shumë krahasime dhe thjeshtohuni.
Ji vetvetja – shoqja jote bën një udhëtim për Krishtlindje më të rëndësishëm se udhëtimi juaj, ose kremi i saj është më i vlerësuar nga miqtë sesa ai që përgatisni ju? Loja e kartave: këtë vit përgatit një ëmbëlsirë ndryshe dhe planifiko pushime me të vërtetë alternative, ndoshta në emër të kulturës apo solidaritetit. Dhe ji krenare për zgjedhjen tënde, pa lënë hapësirë për krahasime.
Dhuratat – Lista e njerëzve që “paguajnë homazh” është e pafundme, ndërsa koha dhe buxheti janë të kufizuara? Prisni pa mëshirë listën tuaj, duke mbajtur vetëm njerëzit që ju interesojnë vërtet. Dërgoju e-maile miqve dhe të afërmve dhe bini dakord: këtë vit bëju dhurata vetëm fëmijëve dhe të rriturve që i keni më të përzemërt.
Mjafton edhe një objekt i vogël, vetëm të jetë i dobishëm dhe lakmues, për shembull një kavanoz i një produkti ushqimor cilësor, ndoshta të paketuar në shtëpi: ose diçka personale, të thjeshtë, por të zgjedhur me zemër. Për të shmangur turmat në dyqane, mund ta blini edhe në internet, por vetëm sigurohuni që ta merrni dhuratën brenda Krishtlindjeve.
Dreka e krishtlindjeve – U thoni jo ditëve të tëra duke gatuar. Nëse mblidheni në shtëpi, bini dakord që secili prej jush të sjellë diçka: edhe tryeza mund të dekorohet këndshëm, por duke u kujdesur që të mos ketë shumë formalitete. Për një rast të veçantë si ky, bini dakord me ndonjë nga të ftuarit që t’iu ndihmojë në lidhje me rregullimin e ambientit. Dhe pasi të mbaroni drekën, mund të bëni një shëtitje të gjithë së bashku: ajri i pastër ju ndihmon të rregulloni humorin dhe gjithashtu të digjni disa kalori.
“Të afërmit-gjarpërinj” – Ky është absolutisht një ndër kapitujt më delikatë. Takimet e Krishtlindjeve mund të shndërrohen në një grumbull të vërtetë zënkash dhe shantazhesh, në të cilën shfaqen pakënaqësitë e një viti (ose një jete të tërë). Gjëja më e lehtë është që të siguroheni të mos takohen ato të afërm që nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin: më mirë të planifikohen momente të veçanta për t’i jetuar festat në harmoni sa më të madhe, edhe nëse kjo do të thotë të shumëfishosh momentet e “festimit”.
Nëse situata është me të vërtetë komplekse, sigurohuni që të mbani një moment vetëm për veten dhe për më të shtrenjtët tuaj: për shembull mund t’i kaloni ditët para Krishtlindjeve me prindërit tuaj, drekën me vjehrrit dhe e ruani mbrëmjen për ta kaluar me partnerin (ndoshta me një darkë të lehtë për t’u konsumuar në intimitet, në divan para një filmi të bukur). Ose ruaj një hapësirë vetëm për veten tënde: për shembull një ditë në një qendër Spa, ose një udhëtim jashtë qytetit, por këtë herë në shoqëri të mirë. Në raste ekstreme, njoftoni familjen se këtë vit keni rezervuar një udhëtim me partnerin tuaj: mjafton një ditë në mal ose në një qytet arti për t’u shpëtuar të “afërmve-gjarpërinj”.