Kryeministri Edi Rama këtë pasdite ka postuar në rrjetin social “Instagram” një foto humoristike.
Ai edhe këtë herë ka vazhduar të surprizojë ndjekësit e tij me anë të këtij imazhi, ku shfaqet kryetari i opozitës, Lulzim Basha.
Basha paraqitet i plakur, me thinja dhe mjekër të bardhë. Poshtë saj ka edhe një batutë, të cilën kryeministri e ka shoqëruar me disa emoji, duke qeshur.
“Opozitë 2031, Qeveri e krimit dhe e drogës”, shkruan në foton e postuar nga Rama.