Deputetja socialiste Elisa Spiropali mbajti postin e drejtoreshës së Doganave për një periudhë 2-vjeçare, nga viti 2013 deri në vitin 2015.
Bes Kallaku i riktheu në kujtesë Spiropalit kohën kur ka drejtuar Doganat, e në këtë pjesë deputetja socialiste tregoi se çfarë i kishte ndodhur në një takim me drejtorët e Doganave të vendeve të Evropës.
Bes Kallaku: Pse të kanë dhënë gjithmonë poste mashkullore? Për shembull drejtoreshë Doganash? Ka qenë gjithmonë drejtor Doganash.
Elisa Spiropali: Më kujtove një histori të vogël me këtë të Doganave. Kur shkoja në ato takimet atëherë me drejtorët e përgjithshëm të Doganave të Europës, edhe sigurisht që ishin të gjithë burra dhe mbi 45 vjeç. Dhe isha unë 30 vjeç.
Dhe kisha me vete gjithë stafin shoqërues që dhe ata ishin burra. Dhe drejtori i Italisë po i takonte të gjithë, dhe ju thoshte ‘ju jeni drejtori i Doganave të Shqipërisë’? I thoshte stafit tim. Jo i thanë ata, kjo është drejtoresha e përgjithshme e Doganave. Madje u ktheva dhe në një kështu si…dilnin foto, unë isha në mes se ishte objekt çudie që një vajzë e re mund të kishte një post të tillë.