ONM, gjatë verifikimit të deklaratave të dekriminalizimit, ka zbuluar dosjen e “gjeneralit” të LSI, dënuar në të gjithë shkallët e gjyqësorit, por Metaj-Kryemadhi nuk njohin ligj, përkundrazi, ndihen mirë kur punojnë me kontigjente krimi
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ONM, gjatë verifikimit të vetë-deklarimeve të zyrtarëve, në kuadër të dekriminalizimit, ka zbuluar një skandal të rëndë, lidhur me “CV” e një funksionari të lartë të shtetit akoma në detyrë, propozuar e punësuar këshilltar dhe më pas Drejtor Kabineti, nga ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, vazhduar dhe në kabinetin aktual, të Presidentit Ilir Metaj.
Skandali është ky: Në datën 13.05.2016, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, me Shkresë Nr. 3311/3 Prot., ka kërkuar nga Drejtoria e Burgjeve që varej prej tij, të dhëna penale, për 11 anëtarët e kabinetit, mes tyre dhe Bledar Josif Dervishaj, Këshilltar Juridik dhe Drejtor i Drejtorisë së Liçencimit të Noterëve.
Brenda 6 ditëve, Drejtori i Burgjeve, Artur Zoto, i ktheu përgjigje zyrtare me Shkresë Nr. 3734/1 Prot., datë 19.05.2016, njoftoi shefin e tij ministër, se Këshilltari dhe Drejtori i Ministrisë së Drejtësisë, Bledar Josif Dervishaj, nuk është i dënuar.
Pas verifikimit që ka bërë ONM, ka zbuluar skandalin e rëndë shtetëror Manjani-Zoto, për fshehjen e dënimit të këshilltarit dhe drejtorit Bledar Dervishaj, duke falsifikuar gjendjen e tij penale, mbasi ai është i arrestuar e dënuar me burgim, për vjedhje dhe falsifikim dosjesh shtetërore në grup-bashkëpunim, kur ishte Drejtor i Pronave të Qarkut të Tiranës.
ONM, ka zbuluar dosjen e dënimit të tij, në të gjithë shkallët e gjyqësorit, sipas të cilës, Bledar Devishaj, aktualisht me detyrë Këshilltar Ligjor dhe Refomën në Drejtësi, i Presidentit Ilir Metaj, rezulton i arrestuar me Procedim Penal Nr. 3728, datë 10.04.2012, mbajtur në burg nga Gjykata-Tiranë, me Vendim Nr.1006, datë 28.06.2012 dhe nga Gjykata e Apelit-Tiranë, me Vendim Nr.323, datë 30.07.2012.
Ai, ka tentuar ta shfuqizonte dënimin, por kërkesa nuk i është pranuar nga Kolegji Gjykatës Kushtetuese, me Vendim Nr. 100, datë 25.09.2012, si dhe nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me Dosje Nr.71008-01177-00-2012 Regj. Themeltar dhe Nr. 00-2012-1680 Vendimi, në seancë gjyqësore datë 12.12.2012.
Ndërkohë, ministri Ylli Manjani e emëroi këshilltar Juridik, Drejtor Kabineti dhe Drejtor të Noterëve në Ministrinë e Drejtësisë, ndërkohë që ka patur 276 denoncime me fashikuj konkret dhe gjithë regjistrat e dënimeve në ministri, fakt që e ka ditur, mbasi e ka patur dhe e ka kolegë partie, në LSI.
Sipas dosjes hetimore, rezulton se Manjani, Kryemadhi, Panariti, Koka, Vasili, Haxhinasto e “profesorë” të tjerë në LSI, kanë qenë dhe përfitues tokash në bregdetin e Golem-Kavajës, prej falsifikimeve të bëra nga zoti Dervishaj, por edhe sekser e konsulent avokatie, në gjyqin ndaj tij.
Por, për të qenë në rregull me shkresat, Manjani sajoji një vërtetim fals “I pa dënuar” (si me Balilin kur e bënë drejtor), vërtetim me të cilin, Bledar Dervishaj, u punësua edhe nga Ilir Metaj, si Këshilltar Ligjor në Presidencë, ku vazhdon t’i jap “mendime” Presidentit, për zbatimin e ligjit dhe reformën në Drejtësi. /Pamfleti