Një krahasim, që duhet ta kenë parasysh, ata që urdhëruan, dënimin e ekuivalentit dhe ortakut të vendit fqinj
Prej 7 ditësh, Maqedonia ka mbetur pa Nikolla Gruevskin, personazhin e saj të famshëm shtetëror, “specialist” në skema korrupsioni e vjedhje pasurie gjigande, që sa ishte në pushtet, krekosej e bënte “të fortin”, ndërsa sa i njoftuan dënimin me burg, ia mbathi si “miu” e po kërkon vrimë, ku ta pranojnë. Por dhe pas arratsjes së tij, maqedonasit nuk kanë mbetur pa Gruevesk, mbasi prej 2 ditësh, në zonën e Manastirit është shfaqur “profili” kopje i tij, madje i kompletuar e gjigand, “Gruveski” i Shqipërisë, i quajtur Ilir Metaj.
Gruveski i Maqedonisë, ia mbathi si ish-kryeministër i dënuar për korrupsion, ndërsa “Gruveski blozë korrupsioni e krimesh” i Shqipërisë, ka shkuar dhe po kapardiset në Maqedoni, me “gradën” President Republike.
Është koha, që Gruveski i Shqipërisë, të jetë referencë, në operacionin anti-krim shtetëror, të atyre që urdhëruan, dënimin e ekuivalentit dhe ortakut të vendit fqinj, mbasi bëhet një pyetje e thjeshtë: – Si është mundur, që homologu, miku, ortaku dhe “nxënësi” i kryemafiozit Ilir Metaj në krime e korrupsion, u dënua me burg për blerje makine qeveritare 600 mijë euro, ndërsa krye-hajduti ynë, u bë kryeministër, kryetar Kuvendi e President Republike, megjithëse ka të faktuara deri tani, 13 milionë euro vila private në Shqipëri, Serbi, Maqedoni, Greqi, Turqi e Spanjë?!/Pamfleti