Një superTokë u zbulua në një orbitë rreth një ylli fqinj me sistemin diellor, një botë “e ftohtë dhe e errët”, jomikpritëse për jetën ashtu siç e njohim, sipas një studimi të publikuar sot në revistën “Nature”.
Ky planeti i sapo zbuluar, i quajtur Ylli b i Barnardit, u gjet në yjësinë e Ofiukusit, rreth yllit Barnard që është rreth gjashtë vite dritë larg Tokës (një vit dritë është 9 460 miliardë kilometra).
“Ky është vërtetë fqinji jonë dhe ne pëlqejmë, në përgjithësi, të takojmë fqinjët tanë”, deklaroi Ignasi Ribas që punon në Institutin e Studimeve Hapësinore të Katalonjës dhe Instituti Spanjoll i Shkencave të Hapësirës (ICE-CSIC), që është bashkautor i këtij studimi.
Afërsia e këtij planeti jep shpresa që do të mund të studiohet më në imtësi me krijimin e instrumenteve të reja vëzhguese që janë me performancë më të lartë.
Ky planet, i kapur nga Observatori Europian Austral (ESO) që ndodhet në Kili, vjen rreth yllit të tij për 233 ditë.
Sipas studiuesve, Ylli b i Barnardit ka një masë 3,2 herë më të madhe se sa e Tokës dhe për pasojë merr emërtimin superTokë./BW