Christian Panucci e ka mbyllur me kombëtaren shqiptare dhe është në ditët e fundit në stolin e kombëtares kuqezi.
Duka u bind përfundimisht pa mbaruar pjesa e parë se kishte marrë fund gjithçka, ndërsa ofendimet e tifozerisë kuqezi drejtuar Panuçit nuk i lënë alternativë tjetër presidentit të FSHF-së.
Panuçi do të jetë në drejtimin e Shqipërisë edhe pak ditë, sa për ta drejtuar provizorisht në ndeshjen kundër Uellsit (gjithnjë nëse nuk largohet vetë para ndeshjes, por kjo zor se ndodh) , ndërsa pas atij takimi do të zyrtarizohet mbyllja e raportit.