Mediat greke vijojnë t’i kushtojnë vëmendje çështjes ‘Kacifas’, ekstremistit grek i cili u vra më 28 tetor në Bularat.
Shtypi grek ka zbuluar detaje të reja që solli reagimin e 35-vjeçarit minoritar në Bularat. Sipas tyre Kacifas u provokua nga policia shqiptare.
Madje ato shkojnë më tej, teksa shkruajnë se 35-vjeçari disa ditë me radhë është provokuar nga inspektori i zonës në Bularat.
Ato shkruajnë se Kacifasi është provokuar për ditë të tëra, ndërsa ditën që ndodhi ngjarja atij i është vënë edhe arma në kokë. Sipas tyre arma që kishte Kacifasi në dorë ishte e policit që e ngacmonte dhe që ekstremisti grek ja kishte rrëmbyer nga dora.
Mediat fqinje shkruajnë po ashtu se ditën e ngjarjes është provokuar në lokalin e fshatit gjë që solli më pas dhe reagimin e tij.