osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Muharrem Hoxha aktori brilant i estradës Durrësit

Muharrem Hoxha aktori brilant i estradës Durrësit

Muharrem Hoxha është aktor komik shqiptar nga qyteti i Durrësit lindur me 18 janar 1954. Ka punuar për një periudhë të gjatë nga ’73 – ’86 në “Pallatin e rinisë” në qytetin e Durrësit, ku ka bashkëpunuar me aktorët e humorit si Fadil Hasa, Ramazan Njala, Enver Likmeta dhe në veçanti Gani Kalaja.

Po në këtë qytet ai ka punuar dhe me aktor të tjerë si Roland Koçi, Sanie Hoti, Xhelal Tafai, Hysen Bashkhysa etj. Ai ka marrë pjesë te teatri i kukullave ku ka punuar për 14 vjet, po kështu është angazhuar në mbrëmjet e vitit të ri, si në programet për fëmijë dhe në ato për të rriturit. Ai ka luajtur dhe në filmin për femijë “Velat e Bardha”, i cili është xhiruar në Itali.

Aktivitetet dhe bashkëpunimet e tij me aktorë dhe regjisorë të disa qyteteve tona kanë bërë që ai të jetë një ndër humoristët më të pëlqyer jo vetëm për qytetin e Durrësit ku ai punon, por dhe për qytete të tjera. Në Shkodër ai ka bashkëpunuar me aktorë të tillë si Zyliha Milotin, Paulin Prekën, Zef Dedën,Gëzim Kruja,Drane Xhoi.

Gjithashtu ai ka luajtur dhe me aktorët e qytetit të Korçës ku do të veçonim Zamira Kita, Aleko Prodani, Petrika Riza, Klaudeta Riza, Marko Bitraku, Albana Prodani etj. Nuk mund të lëmë pa përmendur dhe bashkëpunimin me aktorë të humorit në qytetin e Elbasanit si Ilmi Belshaku, Dimitraq Topuzi, Antoneta Doka.

Ai është vlersuar në vitin 2000 si “Njeriu i shekullit”, “Krenaria e qytetit”, për Durrësin, ka fituar si “Aktori me i mirë” në festivalin e Dibrës së Madhe me trupën e Korçës me shfaqen “Ju ftojmë në dasmën e babait”. Në vitin 2003 është nderuar me Urdhrin “Naim Frashri i Argjendë”, ndërsa në vitin 2010 ka marrë “ Naim Frashri i Artë”. Në vitin 1983 në qytetin e Lushjes nderohet me çmimin “Laureat i festivalit”. Të njëjtin çmim e merr dhe në Fush-Arrëz, në 1989.

Filmografia

Para nga qielli 2009
Tirana, viti zero 2001 … berberi
Borxhliu 1998 …
Dashuri ne krisma 1997 …Bushi
Gjithë fajet i ka paraja 1996 …berberi

Fundi i marrëzisë 1995
Pak freskët sonte 1994 …komshiu
Zëvendësi i grave 1987 rol episodik