Nga Akil Ylli
Ne kete nahin tone, ça si bjen per hise, me ndigju robit. I mbushet mendja Kryeministrit dhe emereron si zv. minister, nje djalosh shqiptare qe jeton ne Danimarke, pa e njofte hiç, vetem sepse denoncoj omonimin e tij, per plagjature. Por ajo me e çuditshja, ishte se ky Taulanti, ishte dhe nje kundershtar i betuar dhe mezi priste te vinte ne atdhe, te jepte kuntributin per rrezimin e tij.
Per gjithkend besoj, ky lloj administrimi i pushtetit, do ti jete dukur, si nje paradoks, megjithse nuk eshte hera e pare dhe ky variant ne lojen e “shahut politik”, eshte nje nga levizjet e preferuara te kryeministrit. I shkon per “shtat”, asaj qe ka ma per “zemer”: Protogonizmit!
Mirpo ne rastin e Taulantit, me “protogonizmin” e tij, tregoi, qe me tamam qe eshte nje “bir kurvet”. Zor se kush tjeter ne pozicionin e tij, do ta kishte bere ate veprim. Bile me aq sa kam ndi dhe lexu une, nuk e kam hase askund. Me kete levizje, tere teoricienve e ideologve te diaspores, qe japin mend nalt e poshte, se si te behet Shqipnia, ju ka dhene nje mesim te mire, ne nje fare menyre.
Kete zotni Taulantin, nuk e njoh hiç. As çfare ka bere ne Shqipni, as me çfare eshte marre ne Danimark. Ndoshta mund te kete qene ndonje “koke e” e madhe atje. Por di te them, sikur te kisha qene une ne vend te tij,(ju lutem mos qeshni, hipotez è), do te kisha bertit ne “kupe te qiellit” dhe s’do kisha lene gazet e tv, pa demaskuar, ato gjera qe nuk shkojne ne ate dikaster, deri te ndryshoja gjerat, ose te me largonin.
Por nuk ndodhi asnjera prej tyre. Zotnia dha dorheqjen mbas dy javesh, me ca arsye, “qe ka burokraci, nuk ja varshin”, apo ku di une. Nuk e mora vesht fort mire. Ajo qe mora veshte mire, ishte ajo, se nuk kishte letra higjenike. Po pse mo zotni Taulant, a nuk erdhet pikerisht ju, me zgjidhe ato veshtirsi qe ke has, apo paske pas hall, veç me gjete nje nevojtore, ku ka letra me fshi bythen!? S’ma merr mendja se te kane thirre, me ba “Revolucionin e Haleve”! Sikur te vuaje, prej diares kronike, kisha dhe me te justifiku, ne rast te kundert, s’na ke thane, asgja bindese.
Nuk arrij ta kuptoj, si se nje njeri mund te terhiqet nga detyra, brenda dy javeve. Ne dy jave besoj, nuk arrin te mesosh mire kopetencat ligjore te tuat dhe as te njohesh vartesit tuaj, bile edhe ku i bien nevojtoret, ka mundesi te mos kujtohen mire, e jo me te arrish ne konkluzione, qe te te shtyjne te japesh dorheqjen.
A e di si i thojme na, ka nahija jone kesaj mik: S’paske pase “hallate”, per ate pune! Do ti kene hi hataja! “Ka me ja nise, ka me ja majte, ça me ba!? Kukja per mu”! Por megjithate, ne nje fare menyre, duhet me ja shtrengu doren, sepse kishe pase mundesi, me ndeje rehat aty, tuj “nxe vendin”, pa i hi “ferr ne kamb”, si shume te tjere.
Me t’vertet, kjo mesele eshte ne kufijte e qesharakes! Aq apsurde me duket, sa dhe mua, qe nuk shquhem per “fantazi”, si opiumonistet e nderuar, me shtrengojne te mendoj per “keq”: Mos valle, mor aman, ka qene i infiltruar i Shqupit,( tip Babelet internacionale) apo ka pase arsye te tjera jo dinjitoze qe e kane shtyre ne kete vendim!?
Megjithate, cilado qofshin arsyet e tij, i mban mbi “shpine ai. E rendesishme eshte, qe shyqyr Kryeministrit nuk i eshte mbush mendja, me thirre ndoj Demaliaj, o dike te seres se tij, se ahere, perveç qe ishim “dhi gazit”, prite Zot, mund te kishim pa, “gazep” me sy!/Ekskluzive.al