Mbrëmjen e djeshme, presidenti Ilir Meta ka dekretuar Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm, pasi e kishte refuzuar në fillim propozimin e kryeministrit Rama.
Kjo vonesë ka patur shumë reagime nga të gjitha palët, por nuk kanë munguar edhe postimet e gazetarëve.
Në një postim në Facebook gazetari Artan Hoxha ironizon Metën teksa shkruan “Për ata që besuan se presidenti do e çonte Lleshin për “lesh”,…. me duket se Lleshi e çoi për “lesh” presidentin!!!”.
Hoxha gjithashtu ka edhe një pyetje për presidentin. “Tani që presidenti më në fund krijoi “bindjen” e plotë për ministrin e brendshem, me mbeti fiksim ajo pyetja numer 14-të e Metes:
Si ta ketë mbiemrin vallë ky ministri i brendshëm, Lleshaj si e propozoi Rama, apo Lleshi si është deklaruar ne vendimet e gjykatës?!!!”-shkruan Hoxha në postimin e tij.
Statusi i plotë:
Per ata qe besuan se presidenti do e conte Lleshin per “lesh”,….
me duket se Lleshi e coi per “lesh” presidentin!!!——
Tani qe presidenti me ne fund krijoi “bindjen” e plote per ministrin e brendshem, me mbeti fiksim ajo pyetja numer 14-te e Metes:
Si ta kete mbiemrin valle ky ministri i brendshem, Lleshaj si e propozoi Rama, apo Lleshi si eshte deklaruar ne vendimet e gjykates?!!!