Pasi e ndoqi historinë dramatike të familjes në Drenas të Kosovës, Kryeministri Edi Rama tha se do donte ta ndihmonte këtë familje.
Vuajtja e dy fëmijëve të vegjël të Pajazit Dugollit preku dhe Ramën, i cili nuk mundi të mos reagonte pas pamjeve që shkonin përtej mjerimit dhe do linin pa fjalë këdo.
“Do doja të bëja diçka për familjen në Kosovë, nuk e them se me çunat do gjej mënyrat të jem pjesë e këtij kontributi”, përfundoi Rama.
Kjo do ishte dhurata më e bukur për familjen nga Kosova, e cila do mund të përjetojë ndoshta për herë të parë gëzimin dhe dy fëmijët të mësojnë kuptimin e fjalës shtëpi.