Kryeministri Edi Rama nuk ka qënë komod ditën e djeshme gjatë qëndrimit për mbledhjen e qeverisë në Berat. Ai është përballur me protestën e shumë punëtorëve nga Skrapari që punojnë në guroret dhe gurët dekorativë të Ilir Metës. Apo siç cilësohet ndryshe dhe nxjerrja e mermerit nga kompania e Ilir Metës në këtë zonë, me një treg të jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë vendit.
Punëtorët skraparlinj janë nxjerrë aty, sipas PS të Beratit nga Monika Kryemadhi për të protestuar kundër qeverisë, e cila po mbyll të gjitha guroret dhe nxjerrjen e mermerit në kundërshtim me ligjin dhe vendimet e qeverisë në këtë zonë. Dhe që ndikojnë rëndë në mjedis. Dhe përkundër këtyre protestave të organizuara nga Ilir Meta dhe Monika, kryeministri Edi Rama foli qartë dhe prerë për anulimin e lejeve të disa guroreve dhe nxjerrjes së gurëve dekorativë-mermerit në këtë qark. Duke thënë se qeveria ka reaguar pas asaj që është konstatuar në terren dhe nuk ka shans që t’i hapet më rrugë kësaj barbarie.
“Ata që bllokojnë rrugën, nuk kanë shans të vazhdojnë barbarinë në malin e Tomorit. Ministri i Mjedisit që udhëheq programin tonë ambicioz të rigjelbërimit të të gjitha territoreve të kafshuara dhe masakruara në vite, me shumë prioritet po ndjek gurore për gurore, jo vetëm në Qarkun e Beratit, por në të gjithë Shqipërinë këtë përputhshmëri. Kemi bllokuar disa gurore, e do vijojmë kontrollin tek të tjerat. Çdo gurore që kërkon të shfrytëzojë malet dhe kodrat për të nxjerrë duhet, duhet të zbatojë të gjitha standardet e kontratave, pasi ato janë të qarta dhe standardi është i qartë. Nuk mund të kafshosh e të ikësh, por duhet edhe të përmirësosh atë që lë pas. Fëmijët tanë nuk mund të rriten duke asistuar këtë shembull flagrant të shembjes së të drejtës së tyre dhe të këtij vendi. Zbatimi me përpikmëri i standardeve është objektivi ynë i panegociueshëm”, u shpreh Rama. Njëherësh kryeministri ka këmbëngulur fort në qendrimin e tij teksa ka nënvizuar se “Ashtu si ne do jemi jashtëzakonisht të prerë dhe refuzues ndaj çdo kërkese për të ndërtuar hidrocentrale në pika kaq të rëndësishme, me potencial kaq të madh zhvillimi turistik (Skrapari!!!!!!), po ashtu do jemi po aq të prerë për vendosjen e masave drastike për shfrytëzuesit e guroreve”.
Por bllokimi i nxjerrjes së mermerit i kushton kompanive të Metës një humbje mbi 1 miliardë euro. Pasi i zhbëhen të gjitha kontratat me Greqinë, Malin e Zi. Maqedoninë, Kosovën, Rumaninë e deri në Kroaci. Ndaj nuk i ikën e keqja Ilir Metë, i cili gjithsesi ende mbetet mister se çfarë projekti pritet të zbatojë në këtë zonë, sigurisht në favor të përfitimit të tij./Pamfleti.com