Më në fund, teqeja e Likes u dorëzua. Trimi Like zhgënjeu shpresën e vulëhumburve për revolucione apo puçe pallati, ku turma e bashibozukëve pushtet-humbur kërkonte një dorë për revansh. Likja i zhgënjeu.
Fatkeqësi për llapaqenët e mejhaneve mediatike, ogur i zi për formacionin e zi të skalioneve pushtet-dashëse, apo dhe për tufën e grabitqarëve të veckël, që prisnin të fusnin ndonjë dorë në tortën e ëmbël të Sezamit pushtet.
Keqardhje për çizme-gjuetaren Monë, që i kanë ngelur në thasë këpucët për revolucionin likjan. Likja ra! Bashkë me të ra ëndrra e doktor shthurrallarakut, që pleqëria po e rrënon çdo ditë në të tatëpjetën e marrëzisë dhe terrorit, që po i merr mendtë e kokës.
Pavarësisht emërimit të Lleshit nga Like presidenti, gjithë kjo butafori komedianësh pa klas përfundoi në skeç të shëmtuar. Protagonistët pas kreshpërosjes i ka kapluar frika. Ky vend nuk është më një nocion gjeografik i humbur në stepat e lindjes. Ky vend çdo ditë e më shumë konfigurohet si një domain i rëndësishëm i suportuar më së miri nga SHBA dhe BE.
Lojërat e likeve apo salilehësve me hordhinë e batakhedhësve janë qartazi produkt, që ju ka kaluar data e skadencës. Trima apo frikacakë, kanë nisur të mbulojnë kokën me batanije pas rastit të Gruevskit. Familja presidenciale ka shkuar të kërkojë ndihmë në Kinën e largët.